0.5 C
Priština
More

    Si mund të ju ndihmojnë këmbët tuaja për të fjetur

    spot_imgspot_img

    Të lëkundeni dhe rrotulloheni gjatë natës? Jo më.

    Asgjë nuk është më keq se të shtrihesh në krevat e mos mund të flesh, duke lutur trurin tuaj që të fiket dhe pushojë. Qumështi i ngrohtë, vajra aromatikë apo edhe teknika e numërimit të deleve- nuk ndihmojnë aspak, të gjitha veçmë i kemi provuar. Përgjigja për netët tuaja pa gjumë nuk qëndron në majat e gishtërinjve tuaj, por në majat e këmbëve tuaja.

    Ashtu siç tregon video e më poshtë, nëqoftëse jeni të shtrirë dhe zgjuar gjatë natës, duhet të vendosni njërën këmbë jashtë jorganit. Kjo ndihmon në uljen e temperaturës së brendshme të trupit tuaj, sinjalizon trupin tuaj se është koha për sy gjumë dhe funksionon si magji. Provojeni- dhe së shpejti mund të shijoni gjumë të ëmbël.

    Në video demonstrohet se si njëra këmbë jashtë jorganit mund të na ndihmojnë në balancimin e temperaturës së brendshme, thuhet sipas Institutit të shkencës së gjumit. Pra, ju nuk mund të bëni sy gjumë, i keni sytë katër dhe nuk arrini të flini megjithëse ka një kohë që jeni shtrirë në shtrat. Keni provuar qumësht të ngrohtë, numërimin e deleve, argëtimin me anë të teknologjisë, por pa sukses. Por, a e keni provuar të zbuloni njërën këmbë jashtë jorganit tuaj? Gjithçka ka të bëjë me temperaturën trupore dhe kjo është shkencërisht e vërtetuar. Hulumtuesit kanë zbuluar lidhjen mes temperaturës së lartë trupore dhe vitalitetit të njeriut, duke përfshirë memorie të përmirësuar, vëmendje dhe kohën e reagimit. Por, e kundërta gjithashtu është e vërtetë, trupi juaj në mënyrë natyrore bëhet më i ftohtë para kohës së gjumit dhe kjo rënie e temperaturës i bën njerëzit që të bien në gjumë. Kjo nënkupton se çkado që të bëni para gjumit për ta ftohur trupin tuaj, duhet ta sinjalizoni trurin se është koha për të fjetur. Dhe ja pse kemi zgjedhur këmbët- mjetet ideale për ftohje të trupit. Shputat tona janë pjesë të jashtëzakonshme të trupit në dy mënyra vendimtare: janë pa qime dhe kanë strukturë vaskulare që ndihmojnë në rregullimin e humbjes së nxehtësisë.

    Në mënyrë specifike, duart dhe këmbët tona përmbajnë enë të gjakut që quhen anastomosis arteriovenoze që janë të ndërtuar për zhdukjen e nxehtësisë trupore. Këto enë të gjakut bartin gjakun në venat nënlëkurore dhe kjo ndikon që gjatë natës kur ekspzohemi ndaj ajrit të ftohtë të natës, gjaku të ftohet. Pra, me ftohjen e temperaturës trupore, ju mund të keni më shumë gjasa për sy gjumë. Nëse keni pagjumësi, thjeshtë zbuloni njërën këmbë jashtë jorganit dhe do keni padyshim rezultat mahnitës./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...