-0.3 C
Priština
More

    Si mund ta kuroni depresionin sezonal?

    spot_imgspot_img

    Një ndjenjë e trishtuar na vjen të gjithëve me vjeshtën  vonë, teksa gjethet e fundit bien nga drunjtë dhe mëngjeset e acarta fillojnë. Dielli perëndon relativisht herët dhe nata disi na jep një ndjenjë të parehatshme, shkruan “WebMD”.

    Disa persona e mirëpresin këtë sezon, por disa të tjerë bien në melankoli dhe thellohen në depresionin dimëror.

    Depresioni i dimrit është akoma një mister për shkencëtarët që e studiojnë.

    Depresioni dimërorë është akoma një mister për shkencëtarët që e studiojnë atë. Shumë gjera janë të përfshira në këtë gjendje, duke përfshirë edhe kimikatet që truri ynë liron dhe gjenetikën tonë.

    Depresioni dimëror përndryshe njihet si çrregullimi afektiv sezonal (SAD). Personat e prekur nga  SAD kanë një gjë të përbashkët, janë të ndjeshëm ndaj dritës ose ndaj mungesës së saj.

    Mungesa e ndriçimit natyral të diellit ndikon në disponimin tonë, duke na bërë melankolik, mirëpo kjo mund të zëvendësohet me dritë artificiale. Kjo do të ndreq disponimin tuaj.

    Disa psikolog mendojnë se ky depresion sezonal ka më shumë lidhje me gjenetikën e personit. Nëse faktorët biologjik janë të përfshirë në këtë çështje, atëherë përmirësimi i gjendjes do të jetë i përkohshëm.

    Disa nga shenjat e depresionit sezonal janë gjithashtu edhe ndjenja e plogështisë dhe nevoja për të ngrënë shumë. Edhe këto simptoma mund të largohen nëse ne i ekspozohemi dritës për më gjatë.

    Si pasojë e errësirës, trupi ynë prodhon më shumë metatoninë, duke na bërë më të lodhur dhe të përgjumur, prandaj zgjidhja e shëndetit më të mirë psikik dhe fizik gjatë kësaj kohe të vitit është që të ekspozohemi në dritë sa më shumë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...