-2.4 C
Priština
More

    Si mosha e nënës mund të ndikojë në shëndetin mendor të fëmijës

    spot_imgspot_img

    Hulumtimet e reja sugjerojnë se nënat e moshuara kanë më tepër gjasa të lindin vajza depresive…

    Studimet akademike mund të jenë interesante…dhe tërësisht konfuze. Pra, kemi vendosur ta heqim tërë zhargonin shkencor dhe të ju sjellim informatat e nevojshme.

    Sfondi i hulumtimit

    Ka shumë hulumtime të frikshme për atë se si ndikon mosha e prindërve tek fëmijët e tyre. Disa studime sugjerojnë se fëmijët nga prindër të moshuar kanë rrezik të lartë të autizmit, skizofrenisë dhe çrregullim bipolar, ndërsa studime tjera sugjerojnë se fëmijët e prindërve adoleshentë përballen me rritje të rrezikut për çrregullime të disponimit, krimit ndaj të miturve dhe abuzimi me substanca. Këto studime nuk vërtetojnë detyrimisht se mosha e prindit me lindjen e një fëmije mund të shkaktojë ndonjë gjë, por këto i japin pasqyrë faktorëve të komplikuar që mund të kontribuojnë në rezultate të dëmshme.

    Në një studim të ri, hulumtuesit nga Univerziteti i Australisë Perendimore kanë kthyer vëmendjen e tyre në simptomat e depresionit dhe ankthit, në vend të diagnozave aktuale, për të parë se si mosha e prindërve mund të ndikojë tek fëmijët që nuk i plotësojnë kriteret për diagnozë psikiatrike.

    Realizimi i hulumtimit

    Hulumtuesit kanë studiuar 1220 prindër nga Australia Perendimore (Raine). Pjesëmarrëset femra ishin rekrutuar gjatë shtatzënisë ndërmjet viteve 1989 dhe 1991. Studiuesit kanë ndjekur këto prindër për 20 vjet rradhazi nëpërmjet anketave në të cilat prindërit kanë raportuar simptomat e fëmijëve të tyre për depresion, ankth dhe stres.

    Për të analizuar parashikimet kryesore të rezultateve të shëndetit mendor, hulumtimet kontrolluan edukimin e nënave, pirjen e duhanit gjatë 18 javëve të para të shtatzënisë, përvojës së nënës në menaxhimin e stresit gjatë periudhës së hershme të shtatzënisë, të ardhurat totale të familjes si dhe diagnoza e mundshme për hypertension gjatë shtatzënisë.

    Të arriturat e hulumtimit

    Studiuesit zbuluan se në krahasim me vajzat, nënat e të cilave kanë lindur mes moshës 25 dhe 29, vajzat e nënave që kanë lindur më pas fëmijë mes moshës 30 dhe 34, kishin rrezik të lartë në shfaqjen e simptomave të depresionit, ankthit dhe stresit. Ky studim nuk ka gjetur asnjë lidhje për këto çrregullime mendore mes nënave dhe djemve.

    Përfundimi

    Është vështirë të identifikohet se çka saktësisht shkakton zhvillimin e këtyre simptomave tek vajzat – në fund të fundit, ky fenomen mund të mos ketë asnjë lidhje me moshën e nënave gjatë kohës kur linden vajzat e tyre. Studiuesit theksojnë se ndoshta ka të bëjë me moshën e nënave kur ato raportuan simptomet e vajzave, se sa moshën kur ato kanë lindur fëmijën. Ose, kjo lidhje mund ti atribuohet faktit se grate e moshuara janë më të ndjeshme gjatë menopauses dhe problemeve të mëdha shëndetësore, të cilat mund të kenë stresuar vajzat në kohën kur nënat e tyre janë anketuar.

    Çështja është: ekzistojnë shumë variabla të mundshme ngatërruese këtu, andaj mos u mundoni të gjeni rezultate përderisa nuk bëhen më shumë hulumtime./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...