Pasi që vdiq nëna ime nuk mundesha të ndaloj së ëndrruari për të, më dërgonte nëpër pyje dhe lumenj, nëpër koridoret e pluhurosura të shtëpive të zbrazëta .
Këto ëndrra më çudisnin pasiqë në ato nëna ime ishte e shëndetshme. Mundeshte të ecë normal dhe nuk i duheshte një koktel me barëra kundër dhimbjeve pasiqë i merrte çdo ditë rresht për shtatë vite, ngaqë kishte transplantuar një organ. Kjo duheshte të ndodhte për të rregulluar diabetin e saj të veçantë, si dhe për të shmangur reaksionin e insulinës diabetike që e bënte të humb kujtesën.
Operacioni eksperimental e ndaloi avancimin e diabetit të ri në trupin e saj derisa të mbaroja shkolën e mesme dhe të nisesha për fakultet. Kur organete transplantuara dështuan në mes të rrugës në vitin e parë të universitetit, ai shkonte në dializë tre herë në javë duke shpresuar se do arrijë të shohë diplomimin tim dhe të motrës sime binjake.
Ditët në dializë janë gjëja më e dhimbshme që mund ti ndodhë dikujt, jetët tona morrën kahje të kundërt nga e zakonshmja. Përderisa jeta e saj ishte duke u shuar, jeta ime ende merrte fuqinë e flakëve të saj drejtë errësirës së jetës, pa nënëm time të dashur që e humba sapo fillova të bëhem grua.
Mirëpo gjatë kësaj fatkeqësia, në mua lindi një ndjenjë e re e cila më jepte fuqi që të vazhdoj përkundër dhembjes që kam. Vdekja di të të mbyllë dhe të bëjë të dorëzohesh para fundit brutal të betejës, ndërsa tani gjithçka përfundoi. Kisha edhe një vit të studimeve të cilët i përfundova në Ditën e Nënave në 2003, dhe pas diplomimit fillova të ndërmarr aventura të cilat më parë as që më shkoni nndërmend ti bëja.
Ajo që më dhemb është se nëna ime nuk e ka njohur kurrë lumturinë në jetën e saj, tërë jetën e ka kaluar me barëra dhe me lodhje nga sëmundjet kronike. Njëherë, derisa e dërgoja në një termin të dializës, e kuptova se nuk ka fjetur natën që shkoi. E pyeta nëse është e friguar nga vdekja, më tha se jo, dhe se asgjë nuk mund të jetë më e tmerrshme nga ajo që po përjeton tani.
Tani i kuptoj fjalët e nënës sime, e cila edhepse nuk mundej të kontrollonte sëmundjen, mundej të kontrollonte guximine saj që të përballet me vdekjen.
Vdekja e saj më bëri të lirë të krjoj rrugën time pa brengosjen nëse nëna ime do i miratojë veprimet e mia. Vdekja e saj më bëri që të bart fokusin nga jeta e saj në jetën time dhe të përqafoj më me guxim ambicjet dhe lumturinë që ofron jeta./kosovarja.ch/