5.5 C
Priština
More

    Si janë duke luftuar yjet me celulitin!

    spot_imgspot_img

    Edhe femrat më të bukura në botë kanë probleme me celulitin. Me kënaqësi zbulojnë se si luftojnë kundër atij dhe se si e mbajnë trupin e tyre në top formë.

    Alkool Jo, çaj të gjelbër Po

    Aktorja Kate Winslet, sapo  i vuri re shenjat e para të celulitit, krejtësisht e ka ndaluar pirjen e alkoolit dhe ushqimit të shpejt “fast food”, ndërsa Paltrow Gwyneth për hir të trupit të përsosur hoqi dorë nga ëmbëlsirat. Të dyja aktoret janë dakord se çaji i gjelbërt është një pije magjike që jo vetëm që e tretë yndyrën dhe redukton celulitit, por gjithashtu është një eliksir i shkëlqyer shëndetësor.

    Ushtrime dhe masazhë

    Arma sekrete kundër celulitit e aktorës Kim Cattrall është Pilates. Ajo thotë që pikërisht përmes ushtrimeve të lehta të shtrirjes dhe forcimit të muskujve arrin të mbajë një linjë të përsosur me celulitin pothuajse të padukshëm. Gjithashtu, të paktën tre herë në javë, shkon për masazh për anti-celulit, e cila është, sipas mendimit të saj, arma më e mirë ndaj lëvozhgës së shëmtuar të portokallit.

    Ushqime të papërpunuara për lëkurë të përsosur

    Edhe pse Demi Moore ka bërë një seri të kirurgjisë plastike për tu dukur më e re, ajo pohon se për figurën e saj për t’u patur zili, pa asnjë gram të celulitit, më meritori është ushqimi i shëndetshëm. Ajo mban një dietë të veçantë me 75% të ushqimit të papërpunuar dhe 25% ushqim të gatuar. Ajo thotë që në sajë të kësaj arriti të mundë celulitin dhe ta bën lëkurën më të bukur.

    Seksi edhe me celulit

    Riz Vinterspun pas lindjes së dytë është dorëzuar dha ka hequr dorë nga lufta kundër celulitit. Hapur thotë që ka celulit dhe vija dhe që nuk do të vesh kostum banje edhe nëse do të jetë e detyruar për të xhiruar skena në plazh.

    Jennifer Lopez

    Ndërsa Jennifer Lopez thot se të gjitha gratë nëse dëshirojnë që të duken sexy, të injorojnë celulitin. Ajo argumenton se në plazhë më mirë duket vajza me celulit e cila me vetëbesim vesh rroba banje sesa femra tërheqëse që vazhdimisht kujdeset për flokët, thonjtë, celulitin etj./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...