-2.1 C
Priština
More

    Si është vagina juaj e ndryshme nga të tjerat?

    spot_imgspot_img

    Vaginat nuk janë të njejta. Por si janë të ndryshme? Një faqe interneti Labia Library, tregon një shuëllojshmëri të vaginave me foto nga kënde të ndryshme, vetëm të na tregojnë se sa shumë lloje ka. Ja disa gjëra që e bëjnë të veçantë vaginën tuaj:

    1. Buzët

    OK, të gjithë e dinim se ka variacione të madhësisë së buzëve të vagnës, mirëpo një studim i bërë nga Women`s Health i bërë me 168 femra tregoi se labia minora e majtë është e gjërë mesatarisht 2.1 cm, me një shtrirje prej 0,4 deri në 6,4 cm. E djathta është e mesatare 1,9 cm me një shtrirje prej 0,3 deri në 7,0 cm. Labia minora e majtë është e gjatë mesatarisht 4 cm me shtrirje prej 1,2 deri në 7,5 cm; e djathta është me mesatare 3,8 me shtrirje prej 0,8 deri në 8,0 cm. D.m.th dy anët kurrë nuk janë simetrike, që ndoshta dikush prej nesh nuk e dinte.

    1. Vendosja dhe madhësia e klitorit

    Isha e habitur me personat që nuk mund të gjenin klitorin pasiqë supozoja se është i dukshëm. Por ja që nuk është ashtu për secilin, pasiqë edhe klitori ka variacione të shumta. Jo vetëm që mund të jetë i vendosur afër apo larg hapjes, por edhe madhësia dallon shumë.

    Gjerësia e klitorit shtrihet prej 0,2 deri në 2,5 cm me një mesatare prej 0,8 cm. Gjatësia e klitorit ishte mes 0,4 deri në 4,0 cm me një mesatare prej 1,6 cm.

    1. Brendësia

    Studimi tregoi se gjatësia mesatare e vaginës është 9,6 cm me një shtrirje prej 6,5 deri në 12,5 cm. Nëse keni madhësinë e vogël, mos u brengosni pasiqë vagina gjatë seksit zgjerohet dhe zgjatet.

    1. Ngjyra

    Ngjyra mund të jetë gjithçka që ka një ylber, dhe nuk d.t.th se ngjyra e vaginës duhet të përshtatet me ngjyrë e lëkurës. Disa kanë labia ngjyrë rozë ndëra të tjerat kanë ngjyrë kafe, të kuqe apo ngjyrë vjollcë. Ndonjëherë labia ka të njejtën ngjyrë sikurse lëkura, mirëpo shpesh është me ngjyrë më të hapur apo më të errët sikurse buzët në fytyrën tuaj.

    1. Sasia e shkarkimit

    Lëngu nga shkarkimi juaj ndryshon përgjatë ciklit, gjë që të gjithë e dini, mirëpo ndryshon nga femra në femër. Woman`s Day raporton se sasia mesatare e shkarkimit vaginal tek femrat e moshës së riprodhimit, në periudhë prej 8 orëve nxjerr 1,55 gramë. Disa femra prodhojnë më pak e disa më shumë, dallimet janë plotësisht normale!

    1. Aroma

    Përveç nëse keni infeksion, të gjitha llojet e aromave janë normale. Si duket vagina juaj prodhon 2,100 aroma të ndryshme, aroma ndryshon varësisht se në cilën kohë të periudhës suaj ndodheni. Aroma juaj është veçori e juaja!

    1. Qimet e turpshme

    Edhe kjo gjë është e veçantë tek secila femër. Nuk dallojmë vetëm nga cilësia dhe ngjyra por edhe nga sipërfaqja e shtrirjes së qimeve. Mund të bëni çfarë të doni me qimet e juaja pasiqë ato janë personale dhe veçori e juaja. Mund t`i ngjyrosni, ti leni të rriten, të bëni “frizura”, bëhuni kreative!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...