Ky ilaç popullor kundër impotencës u miratua në Shtetet e Bashkuara në vitin 1998 dhe ndërkohë ka ndihmuar shumë burra që të mos zhgënjejnë partnerët e tyre në shtrat.
Megjithatë, është interesante se Viagra nuk u shpik fare për të trajtuar disfunksionin erektil, por me një qëllim krejtësisht tjetër, shkruan e përditshmja Grunge.
Gjegjësisht, ideja e krijuesve të saj ishte që të përdoret për të lehtësuar simptomat e presionit të lartë të gjakut. Në eksperimentet e para me ilaçin u vu re se nuk arrin të bëjë atë për të cilën ishte projektuar, gjë që la shumë të zhgënjyer kimistët që ishin përgjegjës për krijimin e tij.
Megjithatë, është zbuluar një efekt anësor shumë interesant i sildenafilit (emri kimikisht i saktë për Viagra). Besoni apo jo, ky ilaç shkaktoi ereksion 30 deri në 60 minuta pas marrjes së tij te pacientët meshkuj që iu nënshtruan testimit të efektivitetit të tij.
Duke parë një shans për të mos u humbur, kompania farmaceutike Pfizer patentoi atë dhe dy vjet më vonë e lançoi me emrin Viagra.
Në vetëm një vit në raftet e farmacive, Viagra i solli kompanisë afër një miliardë dollarë të ardhura nga shitjet. Një sasi jo e vogël për produktin, i cili supozohej të ishte një tjetër në serinë e barnave për të luftuar presionin e lartë të gjakut