Vaji i kokosit organik ka dobi që lidhen me humbjen e peshës, zbardhjen e dhëmbëve, shkëlqimin e lëkurës dhe të flokëve.
E përdorin tashmë të gjithë: modelja Miranda Kerr, aktoret Hollywood-jane Gwyneth Paltrow, Mary-Kate dhe Ashley Olsen.
Vaji i kokosit përshpejton metabolizmin dhe forcon imunitetin. Ky vaj përdoret gjithashtu dhe për trajtimet e bukurisë së lëkurës dhe flokëve.
Miranda Kerr: – “ E përdor vajin e kokosit në dietën time për vite me rradhë për arsye të vetive dobiprurëse. E shtoj në sallatat e mia dhe gatuaj me të. Vajin e kokosit e aplikoj direkt në flokë çdo javë për t’i trajtuar flokët në mënyrë natyrale“
Vaji i kokosit organik i cilësisë së lartë sjell energjinë në organizëm, lufton inflamacionin dhe përmirëson kujtesën.
Mary-Kate dhe Ashley Olsen e përdorin vajin e kokosit të përzier me pak vaj jojoba, vitaminë E, vaj ulliri, vaj karrote dhe makademia.
Nëse e aplikoni në flokë përpara se të shkoni në plazh apo pishinë, atëherë kripa dhe klori nuk do tëpenetrojnë në flokë.
Anila Mirdita – BioNatural Shop
Foto: wikipedia, flickr