1.4 C
Priština
More

    Shurupi natyral me katër përbërës që shëron kollën

    spot_imgspot_img

    Kolla, veçanërisht kolla e thatë është drobitëse dhe shumë e sikletshme. Ajo është irrituese për fytin. Kolla e thatë shkaktohet nga virozat, gripi dhe e ftohura, por mund të jetë simptomë e alergjive apo irrituesve të ndryshëm të fytit.

    Si ta largoni kollën në mënyrë natyrale

    Për t’i shpëtuar kollës së thatë, duhet të përgatisni pijen e mëposhtme.

    Përbërësit:

    1 lugë çaji me shafran pluhur, të cilin e gjeni në markete

    3 limonë

     

    3-4 cm xhenxhefil në copa

     

    2-3 lugë çaji mjaltë

     

    Përgatitja

     

    Qërojeni xhenxhefilin, prijeni në copa të vogla dhe vendoseni në një mikser.

    Shtrydhni limonët dhe lëngun e tyre shtojeni në mikser.

    Më pas shtoni shafranin e indisë dhe përziejini deri sa të formohet një pastë e mirëfilltë, të cilën mund ta ruani në një kavanoz qelqi në frigorifer.

    Për përdorim, merrni një lugë gjelle nga kjo pastë dhe treteni në nje gotë ujë të ngrohtë.

    Përziejeni mirë, kullojeni, shtoni dy ose tre lugë çaji me mjaltë dhe pijeni.

    Vlerat e përbërësve të pijes kundër kollës së thatë

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, xhenxhefili ka ndikim të menjëhershëm kundër kollës dhe irritimit të fytit.

    Limoni përmban sasi të larta të vitaminës C që forcon imunitetin.

    Shafrani i Indisë lufton bakteret dhe virozat. Ai eliminon kollën duke lehtësuar rrugët e frymëmarrjes.

    Mjalti është një nga kurat më të mira natyrale të kollës.

    Mjalti qetëson fytin dhe zbut ndjeshëm kollën.

    Kolla nga e ftohura ose bronshiti janë të zakonshme dhe largohen vetë.

    Kolla nga viroza mund të qëndrojë për javë të tëra.

    Nëse kolla juaj zgjat më shumë se tre javë, atëherë ajo tregon një problem më serioz në rrugët e frymëmarrjes.

    AgroWeb.org ju rekomandon që të vizitoheni patjetër tek një mjek profesionist për të zbuluar shkakun e vërtetë të kollës.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...