Përderisa në mbarë botën, lajm kryesor është përhapja e Coroanvirusit dhe tema të tjera që lidhen me të, një shtet e ka ndaluar përdorimin e kësaj fjale. Sipas raportimit të medieve të huaja, Turkmenistani e ka ndaluar përdorimin e fjalës Coronavirus.
Gazetarët Ndërdkombëtarë të Lirisë së Medieve pa Kufinj, kanë bërë të ditur se përveç që nuk guxon të përdoret në medie, kjo fjalë është lagruar nga broshurat shëndetësore të shpërndara nëpër shkolla, spitale e të tjera isntitucione.
Madje, policia civile do të arrestojë njerëz që mbajnë maska apo flasin për këtë pandemi.
Më 13 mars, presidenti Gurbanguli Berdimuhamedov, lëshoi një urdhër që hapësirat publike të spërkaten me bimën tradicionale Harmala, e cila supozohet se është masë mbrojtëse kundër epidemisë.
E përderisa shteti fqinj, Irani, ka 44 mijë të infektuar me COVID-19, Turkmenistani nuk ka të raportuar asnjë.