1.4 C
Priština
More

    Shtatzënia në të dyzetat

    spot_imgspot_img

    Për femrat shtatzëna mbi moshën 35 vjeçare, veçanërisht ato mbi të dyzetat, kujdesi prenatal është shumë i rëndësishëm. Ekziston mundësia që t’ju paraqitet diabeti apo të keni tension të lartë të gjakut. Gjithashtu, rreziku më i madh është se ka gjasa që fëmija të lindë me çrregullime gjenetike siç është sindromi Down.

    Sa më në moshë të jeni, rreziku është më i madh!

    Shëndeti dhe komplikimet mjekësore

    Lodhja është një pjesë normale e jetës suaj, po kështu edhe gjatë shtatzënisë. Por, fakti që ju nuk keni shumë energji kompensohet në mënyra tjera – prindërit e moshuar janë më të durueshëm dhe nuk nervozohen lehtë. Por, lodhja nuk është problemi i vetëm me të cilin përballeni. Femrat e moshuar kanë më shumë vështirësi për të ngelur shtatzënë, sepse pjelloria e tyre bie me moshë si dhe rrit rrezikun e komplikimeve gjatë shtatzënisë:

    Abort spontan – në moshën 40 vjeçare rreziku është 25%.

    Placenta previa – është implantimi i placentës përmes brendësisë së qafës së mitrës. Mund të rezultojë me gjakderdhje të papritura dhe dhimbje në vaginë. Në rastet e tilla të gjakderdhjes apo kur të arrihet pjekuria e lindjes fetale, zakonisht veprohet me prerje cezariane.

    Peshë e vogël e foshnjes dhe lindje e parakohshme – rreziku për lindje të parakohshme apo peshë e vogël e lindjes, mund të reduktohet në mënyrë të konsiderueshme nëqoftëse shmangni pirjen e duhanit gjatë shtatzënisë.

    Prerje cezariane – femrat më të moshuara se 35 vjet kanë më shumë gjasa për të lindur foshnjen me prerje cezariane.

    Sindromi Down – rastet e sindromit Down paraqiten 1 në 10.000 tek femrat 20 vjeçare, ndërsa 1 në 100 tek ato në të dyzetat. Edhepse kjo nuk mund të parandalohet, mund të vërehet në kontrolleve të rregullta gjatë shtatzënisë.

    Presion i lartë i gjakut – tek femrat e moshuara shtatzëna ka më shumë gjasa për t’iu paraqitur diabeti, sëmundjet kardiovaskulare si dhe hipertensioni. Të gjitha këto duhet të monitorohen me kujdes gjatë shtatzënisë.

    Shumica e femrave të moshuara mendojnë se nuk kanë kontroll për faktorin e rrezikut, mirëpo ju mund të bëni shumë rreth kësaj. Ushqehuni shëndetshëm, ushtroni para, gjatë dhe pas periudhës së shtatzënisë, kujdesuni për shëndetin duke dëgjuar këshilla nga mjeku si dhe shmangni situatat e rrezikshme./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...