1.4 C
Priština
More

    Shtatzënia dhe seksi, munden së bashku!

    spot_imgspot_img

    Trupi gjatë shtatzënisë funksionon si një zonë e madhe erogjene. Kështu që mos t’ju habit fakti që do të ndjeni më shumë nevojën për seks. Nëse shtatzënia juaj është në fillim dhe keni përzierje të pakëndshme, sigurisht hedh dyshime mbi këtë pretendim. Por faktet tregojnë të kundërtën.

    Për këtë, para së gjithash, fajësohen hormonet estrogjene dhe progesterone. Kjo mbështetet nga fakti se trupi i grave shtatzëna vetëm për një ditë prodhonë estrogjen (hormon i seksit) në një sasi të cilën një gruas që nuk është shtatzënë, i nevojitën tre vjet.

    Përveç kësaj, gjatë shtatzënisë trupi prodhon gjak 20 për qind më shumë. Kjo rritje e rrjedhjes së gjakut nëpër organizëm ndikon që buzët vaginale dhe klitorisi fryhen dhe kështu që bëhen shumë të ndjeshme. Kësaj mund ti shtohen edhe gjoksat dhe thithat e fryera dhe të rritura – të cilat janë më të ndjeshme se zakonisht.

    Kur të merrët parasysh fakti se orgazma ndihmon qarkullimin e gjakut, atëherë mund të prisni që më lehtë të përjetoni kulmin, si dhe që të jetë më intensiv. Mund t’ju ndodhë që të përjetoni marrëdhënien seksuale në një ëndërr, në sajë të hormoneve.

    Megjithatë, është me rëndësi të theksohet se qëndrimi ndaj seksit gjatë shtatzënisë është individual dhe se ka shtatzëna  të cilat, pavarësisht nga ndryshimet hormonale dhe ndryshimeve të tjera në trupin e saj, e shmangin seksin zakonisht për shkak të frikës se kjo do të dëmtojë fetusin.

    Foshnja është e sigurt gjatë seksit sepse është e mbrojtur, e rrethuar me lëngun amnionik dhe muskujve të fortë të murit të mitrës. Nga bota e jashtme e ndan dhe e mbron i ashtuquajturi plug i mukozës, i cili është i vendosur në qafën e mitrës, i pozicionuar në një distancë të sigurt nga vagina.

    Shpesh gratë shtatzëna kanë frikë nëse orgazma mund të shkaktojnë dështimin apo lindjen e parakohshme. Gjatë dhe pas orgazmës, mitëra bën kontraktimet më të mëdha se zakonisht, por ato nuk janë të njëjta si kontraktimet që ndodhin para lindjes, kështu që nuk mund ta rrezikojnë foshnjën.

    Edhe fëmija do ta ketë më mirë, sepse ai do të kënaqet me lëkundje të nxitura me kontraktimet, si dhe për shkak të valës hormonale të disponimit të mirë që do të spërkasë organizmin tuaj më pas. Ju ndashta mund të vëreni që pas orgazmës fëmija do të qetësohet pak, ose, nga ana tjetër, të bëhet më i gjallë se zakonisht. Kjo është për shkak të tkurrjes së lartpërmendur – e cila vepron tek disa bebe si qetësues, ndërsa tek të tjerët kanë efekt stimulativ.

    Nëse ju ndjeni siklet në mendimin se fëmija juaj mund të ‚dëgjojë‘ se çfarë jeni duke bërë, ju mund të jeni i qetë. Ajo dëgjon, por nuk ka asnjë ide se çfarë po ndodhë. Ndoshta edhe më shumë mund t’ju qetësoj fakti se fëmija në shumicën e kohës të shpenzuar në stomak është në gjumë.

    A ekziston rreziku nga infeksioni? Nëse jeni të sigurt se partneri juaj nuk ka infeksione gjenitale të tilla si herpes, klamidia apo sëmundje të tjera ngjitëse përmes të seksit, atëherë fëmija nuk ka rrezik të rritur nga infeksioni. Përndryshe, përdorimi i kondomëve është e nevojshme, si dhe trajtimi i partnerit.

    Në qoftë se juve apo partnerit tuaj ju pengon barku duhet të eksperimentoni me pozita të ndryshme për të gjetur atë që ju përshtatet më së miri. Të ashtu quajtura pozita misionare (gruaja poshtë, mashkulli lart) nuk është e preferuar për gratë shtatzëna.

    Provoni pozicionin lugë, ku të dy shtriheni me njëren anë – ju përpara, kurse partneri juaj pas jush (ingjitur me trupin tuaj), ose ashtu që ju do të jeni lart …

    Ndonjëherë ndodh që partneri nuk është i interesuar për seks. Mos e fajësoni shumë atë për këtë. Mund të paramendoni atë i cili përballet me të gjitha ato ndryshime. Së pari është nevoja që të mësohet me pamjen tuaj fizike, e cila është vazhdimisht në ndryshim, e pastaj perceptimi prej jush në rolin e nënës dhe të dashurës në të njëjtën kohë. Dhuroni atij pak kohë.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...