Gratë që punojnë kanë vajza të suksesshme dhe djem të dashur!
Shumë nëna që punojnë brengosen që nuk ju kushtojnë kohë të mjaftueshme fëmijëve të tyre dhe se duhet të heqin dorë nga karriera e tyre, por kërkimet e fundit tregojnë se ky është në fakt, një favor për fëmijët e tyre.
Një studim i kryer në Harvard ka treguar se me shumë gjasa, vajzat e nënave që punojnë do të kenë edhe ato vetë nga një punë. Është shumë e mundshme që këto punë të jenë në pozita drejtuese dhe do të fitojnë më shumë para se sa vajzat e nënave që janë amvise.
Studiuesit gjithashtu zbuluan se statistikat tregojnë qartë se djemtë e nënave që punojnë, shpenzojnë më shumë kohë me familjen e tyre dhe janë më të kujdesshëm, dhe bëjnë më shumë punë shtëpiake se djemtë e nënave që janë amvise.
Studiuesit theksojnë se probabiliteti që vajzat e nënave që punojnë mund të kenë një karrierë të suksesshme për 4.5 përqind më të lartë në krahasim me vajzat e një amviseje. Një tjetër zbulim i rëndësishëm është se nënat që punojnë kanë një ndikim të rëndësishëm në mundësinë që vajzat e tyre të jenë në pozita drejtuese, sipas profesoreshës Caitlin Mekgin Harvard.
Nënat në mënyrë të konsiderueshme ndikojnë në qëndrimet e vajzave të tyre, ashtuqë nënat të cilat punojnë krijojnë një mjedis ku qëndrimet e femijëve të tyre duhet të ndryshojnë, nëse është në pyetje një punë e pa përshtatshme për ta, – thotë profesoresha Mekgin.
Ndikimi i nënave që punojnë është më i madh në zonat ku qëndrimet rreth dallimeve gjinore, barazia midis burrave dhe grave nuk ka ndryshuar në 10 vitet e fundit, tregon studimi.
Përveç kësaj është vërtetuar se vajzat e nënave që punojnë kanë më shumë të ardhura nga vajzat e amviseve.
Profesoresha Caitlin Mekgin thotë se gratë që po ndërtojnë karrierat e tyre, do të kenë efekt të qëndrueshëm dhe pozitivë mbi fëmijët e tyre.
Kur ju shkoni në punë, ndihmoni fëmijët e juaj të kuptojnë se ka shumë mundësi për ta në jetë – thotë profesoresha Mekgin.