Secili që ka përjetuar depresionin, i kupton më së miri edhe pasojat shkatërruese të tij. Për disa njerëz, depresioni është një sëmundje ligështuese me efekte të mëdha negative. E privon njeriun nga energjia e tij, koncentrimi dhe kënaqësia. Personat që janë në gjendje depresive nuk mund të gjejnë kënaqësi në asnjë veprim që ata bëjnë. Në disa raste të rralla, njerëzit edhe mund të humbasin dëshirën për të jetuar. Është shumë e rëndësishme që të dini se depresioni është një gjendje serioze mjekësore e cila kërkon trajtim professional.
Depresioni shkaktohet nga shumë gjëra, disa prej të cilave janë fizike e disa të tjerë janë psikologjike. Në vazhdim, po ju paraqesim disa nga shprehitë që shpiejnë në depresion:
- Mungesa e ushtrimeve
Mund të tingëllojë çuditshëm, por ushtrimet janë shumë të rëndësishme për mirëqënien fizike dhe mentale. Të qenurit pasiv mund të shpiejë në depresion. Të qëndruarit në shtëpi gjatë tërë ditës dhe mos angazhimi në ndonjë aktivitet fizik, i bën njerëzit më dembelë dhe të hanë shumë. Të jesh dembel dhe mbipeshë, është një mënyrë e sigurtë për të kaluar në gjendje depresive. Nuk është se zvogëlon vetëm lëvizshmërinë fizike por edhe vet-vlerësimin. Për më tepër, saherë që ju ndiheni depresive, ushtrimet janë gjëja e fundit që ju shkojnë ndër mend. Preferoni të rrini dhe rënkoni se sa të lëvizni.
Sidoqoftë, është me rëndësi të dini se ushtrimet luajnë një rol shumë të madh nëse jeni duke vuajtur nga depresioni. Shprehia e të qëndruarit në shtrat është absolutisht një ide e tmerrshme. Truri ynë prodhon gjëra të njohura si kemikale që ju bën të ndjeheni mirë si serotonina dhe dopamina. Të ushtrosh 40 minuta në ditë i ndihmon trurit tuaj të prodhojë më shumë nga këto kemikale, gjë që ju mban aktive dhe të lartësuar shpirtërisht.
- Dietë ushqyese e parregullt
Të ushqeheni shëndetshëm nuk është mirë vetëm për trupin tuaj por edhe për mendjen. Ushqimet që përmbajnë yndyrna omega-3 referohen si ushqime të trurit sepse janë thelbësore për indin nervor të trurit.
Trupi ynë nuk mund ti prodhojë këto yndyrna vetë, kështuqë duhet ti marrim përmes ushqimeve që hamë. Kur ju nuk hani ushqime me sasi të mjaftueshme të omega-3, jeni shumë të rrezikuar për t’ju kapluar depresioni. Ushqimet si shpezët e egra, peshku dhe ushqimet e detit janë burime më të mira të yndyrnave. Për më tepër, është edhe opcioni i suplementeve. Ndoshta nuk kanë shije gjithmonë të mirë, por e mbajnë trurin të shëndetshëm dhe e parandalojnë nga sulmi i depresionit. Duhet të rikujtoni se kequshqyerja luan rol deri në paraqitjen e depresionit. Kur ju ushqeheni shëndetshëm, edhe mendja do jetë e shëndetshme.
- Shprehi të këqija të gjumit dhe stresi
Nëse e deprivoni vazhdimisht veten nga gjumi, krijoni një situate që është ideale për depresion. Ekspertët mjekësor dhe fizicienë rekomandojnë që të bëni së paku 7-8 orë gjumë çdo natë. Duhet të krijoni gjithashtu edhe rutinë të gjumit.
Leximi në shtrat, përdorimi i laptopit apo të ndenjurit vonë janë vetëm disa nga mënyrat që i bëjnë njerëzit të deprivuar nga gjumi. Nëse nuk bëni gjumë të mjaftueshëm, mund të bëheni shumë të ndjeshme dhe shumë paranoike. Kjo padyshim çon drejt depresionit.
Nëse pushoni mirë, mendja juaj është gjithmonë e qartë dhe e mprehtë. Për më tepër, njerëzit që nuk bëjnë gjumë sa duhet performojnë shumë dobët në punë. Kjo ndikon që të kenë shumë stres dhe të jenë kundër produktivë. Sa më shumë i stresuar një person të jetë aq më shumë nuk mund të bëjë gjumë. Ky cikël rrotullues është factor që çon në depresion. Meqenëse këta persona nuk bëjnë gjumë apo nuk mund të veprojnë si duhet, ata bëhen gjithnjë e më shumë të frustruar dhe fillojnë të ndjehen të bllokuar. Nëse fillojnë të ndjehen sikur nuk mund të kenë më kontrollë mbi atë se çfarë po ndodhë me jetën e tyre, ata përfundojnë me depresion. Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se gjumi i rehatshëm dhe i mjaftueshëm është parandaluesi më i mirë kundër depresionit.
- Izolimi
Të qenurit në izolim është mënyrë e sigurtë për të fituar depresion. Kur shmangeni nga shoqëria dhe familja për çfarëdo lloj arsye, krijoni një situatë që është shumë e mundshme për depresion. Izolimi është gjëja më e keqe që mund ti bëni vetes, edhe në aspektin fizik por edhe atë mental.
Sipas hulumtuesve, njerëzit që kanë rrjet të forte social, janë më pak të ekspozuar ndaj depresionit. Të pasurit e marrëdhënieve të mira me shoqërinë dhe familjen nxit kimi më të mirë të trurit, që shpien në nivele më të ulta të stresit. Pavarësisht situatave në jetë, është e nevojshme të mbani kontaktet me njerëzit tjerë. Si qenie njerëzore, ne në mënyrë natyrore kërkojmë kontaktin me njerëzit. Pa këtë kontakt, kapaciteti jonë mental bie dukshëm dhe nuk jemi më në gjendje ti përballojmë presionet e ndryshme të jetës.
- Të menduarit negativisht
Mendimet negative janë shkaku kryesor i depresionit. Kur ju mendoni negativisht çdo ditë, ju i krijoni vetës hapësirë për depresion. Zakonisht, mendimet për kërcënime, pasoja, kundërshtime, frikë nga humbja janë vetëm disa nga arsyet që çojnë në depresion. Ka shumë gjëra në këtë botë që janë jashtë kon trollit tone, kështuqë nuk duhet të shqetësohemi për to. Të mendosh për diçka që nuk mund ta ndryshosh jo vetëm që ju bën të ndjeheni depresive por edhe t’ju çmendë tërësisht.
Me tërë presionin në botën e sotme, të menduarit e thellë është bërë një nxitës për depresion. Është e rëndësishme të fokusoheni më shumë rreth mendimeve pozitive se sa të fiksoheni në gjërat që nuk mund ti ndryshoni. Gjithashtu kaloni kohë cilësore me nejrëz që janë të afërt me ju. Të dëgjosh tregimet dhe hajgaret e tyre do t’ju lehtësojë padyshim shumë. Hidhni mënjanë mendimet e këqija, mos e rëndoni veten dhe mirruni me gjëra që freskojnë trurin tuaj./kosovarja.ch/