Ka tashmë disa ditë që në të gjitha anët është ndaluar qarkullimi i njerëzve dhe pothuajse të gjithë po punojnë nga shtëpia. Kësisoj çiftet që jetojnë së bashku kalojnë gjithë kohën brenda shtëpisë.
Përditshmërisë tashmë i është shtuar monotonia, frika dhe stresi nga virusi Corona. Për pasojë mund të lindin edhe konfliktet.
Është e rëndësishme që ju të kuptoni se koronavirusi nuk është baza për grindje. Harroni grindjet dhe përfitoni nga fakti që ju shikoni ndryshe në situatën e imponuar për të përfituar sa më mirë nga gjithçka:
- Një bisedë e qetë është e domosdoshme
- Kujdesuni për veten tuaj
- Jini të përgatitur për përkeqësimin e mundshëm të ankthit dhe depresionit
- Komunikoni me mirësi ose mos flisni fare
- Pranoni para të tjerëve kur nuk jeni në humor.