Trupi në gjumë duhet të pushojë nga të gjitha funksionet. Prandaj nuk duhet të shkoni në shtrat me barkun plot që të pushojë edhe sistemi i tretjes. Disa ushqime e ngarkojnë edhe më tepër këtë sistem, prandaj shmangni.
Brokoli dhe lulelakra, duhet të konsumohen vetëm në drekë. Ato kanë shumë fibra të patretshme prandaj trupi merr kohë për t’i tretur ato. Kjo rezulton në gjumë të parehatshëm.
Efekt të njëjtë shkakton edhe mishi i kuq për shkak të proteinave.
Çokolata e zezë përmban kafeinë që ju jep shumë energji. Konsumimi i saj në orë të vona, ju sjell pagjumësi.
Pijet me gaz, përveç shtimit të peshës, rezultojnë të jenë shqetësues edhe për gjumin.
Salca e domates ka shumë aciditet që mund të shkaktojnë sheqetsim të organizmit tuaj. Prandaj mos e konsumoni më vonë se 3 orë para gjumit.
Njëjtë veproni edhe me ushqimet pikante. Këto shkaktojnë ngritje të temperaturës së trupit, që do të largojë gjumin tuaj.