-2.1 C
Priština
More

    Shmangni dhënien e aspirinës fëmijëve tuaj

    spot_imgspot_img

    Të rriturit që ndihen me dhimbje dhe ethe shpesh herë konsumojnë aspirinë. Por, ju nuk duhet asesi ti jepni fëmijës suaj aspirinë në këtë mënyrë. Përdorimi i aspirinës nga fëmijët dhe adoleshentët me infeksionet viral lidhen me sindromin Reye, një sëmundje e rrallë por e rëndë.

    Sindromi Reye

    Ky sindrom godet fëmijët më të vegjël se 15 vjet. Zakonisht fillon rreth një jave pasi të infektohen me ndonjë infeksion viral, të tilla si gripi, ftohja apo gripi i dhenve. Mjekët ende nuk janë të sigurtë saktësisht se çfarë shkakton sindrmi Reye, por studimet tregojnë se duke i dhënë fëmijës aspirin për ta trajtuar një sëmundje, ju mund ta shkaktoni atë.

    Fëmijëve të cilëve iu zhvillohet sindromi Reye, zakonisht bëhen më mirë pas një infeksioni viral të zakonshëm. Pastaj atyre papritmas iu përkeqësohet gjendja shëndetësore, me të vjella të përsëritura si dhe mund të bëhen apatik apo të përgjumur. Brenda orëve, disa fëmijë bëhen nervozë, të hutuar dhe të papërgjegjshëm. Nëse gjendja përkeqësohet, ajo mund të shkaktojë gjendje kome të thellë.

    Sindromi Reye, edhepse mund të prekë çdo organ në trup, mirëpo më e dëmshme është për trurin dhe mëlçinë. Me trajtimin e mëhershëm megjithatë ekziston një mundësi e shkëkqyer për shërim. Në spital, mjekët mund të përgjigjen shpejtë për ndonjë emergjencë mjekësore që mund të ketë. Gjithashtu mund të zvogëlojë ënjtjen n ë tru, duke ulur rrezikun për dëmtim të përhershëm të trurit.

    Parandalimi i sindromit Reye

    Fatmirësisht, mund ta ndihmoni fëmijën tuaj nga marrja e aspirins. Që nga paralajmëerimi i prindërve për ti mbrojtur fëmijët e tyre nga dhënja e aspirins, numri i rasteve me sindromën Reye ka rënë drastikisht. Shikoni produktet që përmbajnë aspirinë:

    Acetylsalicylate

    Scidi acetylsalicilik

    Salicilatoksid salicili

    Nëse fëmija juaj ka nevojë për ilaç për ndonjë dhimbje dhe ethe, rekomandohet përdorimi i Acetaminophen ose edhe ibuprofen. Megjithatë mos i jepni ibuprofen një fëmije i cili është i dehidratuar apo ka të vjella. Gjithmonë ndiqni udhëzimet dhe jepeni dozen e saktë.

    Mos i jepni aspirinë një fëmije apo adoleshenti që ndjen dhimbje dhe ka temperature, mjekët nuk janë të sigurtë se çfarë mund të shkaktojë sindromi Reye./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...