Të dhënat tregojnë se problemi i fertilitetit prek rreth 15% të çifteve. Ky shqetësim krijon panikë për ata që kanë dëshirëntë jenë prindër.
Por sipas Healthonline, dieta dhe stili i jetës ndihmojnë deri në 69% të përmirësimit të pjellorisë suaj.
Këtu janë 5 mënyra natyrale për të rritur pjellorinë dhe për të mbetur shtatzënë më shpejt.
Hani ushqime që janë të pasura me antioksidantë
Antioksidantët si folati dhe zinku mund të përmirësojnë pjellorinë si për burrat ashtu edhe për gratë; çaktivizojnë radikalet e lira në trupin tuaj, të cilat mund të dëmtojnë si spermën ashtu dhe qelizat e vezëve.
Ngrënia e një mëngjesi të konsiderueshëm
Ngrënia e një mëngjesi të konsiderueshëm mund të ndihmojë gratë me probleme të fertilitetit.
Një studim zbuloi se të konsumoni një mëngjes të bollshëm mund të përmirësojë efektet hormonale të sindromës së vezores polycistic (PCOS), një shkak kryesor i infertilitetit.
Konsumoni ushqime të pasura me fibra
Fibrta ndihmojnë trupin tuaj të largoj hormonet e tepërta dhe të mbaj sheqerin në gjak të ekuilibruar. Disa shembuj të ushqimeve me fibra të lartë janë drithërat, frutat, perimet dhe fasulet.
Shkëmbeni burimet e proteinave
Zëvendësimi i disa proteinave shtazore (si mishi, peshku dhe vezët) me burime të proteinave bimore (fasulet, arrat dhe farat) është i lidhur me një rrezik të zvogëluar të infertilitetit.
Ndjekja e aktiviteteve fizike
Ushtrimet kanë shumë përfitime në shëndetin tuaj, përfshirë pjellorinë. Por, ushtrimet e tepërta mund të ndryshojnë ekuilibrin e energjisë në trup, dhe të ndikoj negativisht në sistemin riprodhues.