Shkopinj mocarela me thërrime buke

Gjithmonë mocarela e shijshme i jep aromë shkopinjve tuaj të skuqur.

Për katër persona

PËRBËRËSIT

  • 400 g mocarelë
  • 2 vezë
  • 120 g thërrime buke
  • vaj

Mocarelën e preni në 12 shkopinj. Thërrimat e bukës shtoni në një enë, kurse në një tjetër vezët e rrahura. Çdo shkopth zhyteni më parë në vezë, pastaj në thërrima të bukës dhe përsëriteni të njejtën edhe një herë. Skuqni në të gjitha anët, derisa të marrin ngjyrë kafe, pastaj i thani në peshqir kuzhine dhe shërbeni gjersa janë ende të ngrohtë.

Këshillë

Djathin (mocarela) mundë ta preni më lehtë dhe në forma të njejta nëse më parë e nxehni pak tehun e thikës.

kosovarja.ch