Low-fat kundër Low-carb: Shkencëtarët tregojnë se cila dietë është më e mirë!
10-15 vitet e fundit, dietat më të famshe janë ato që e ulin konsumin e karbohidrateve, të njohura si dieta Low-carb, mirëpo para atyre kanë dominuar dietat Low-fat që kanë kufizuar konsumin e yndyrërave.
Dy-tri vitet e fundit shkruhet se yndyra është e shëndetshme dhe nuk duhet të përjashtohet nga dieta, ndërsa në muajt e fundit janë të zëshme pohimet se rezultatet më të mira për uljen e peshës arrihen me ndihmën e testenineve.
Low-fat vs Low-carb
Dilemën e madhe mund të zgjidh rezultati i studimit më të ri, që më në fund tregon dallimin e këtyre dy dietave si dhe atë se cila arrin rezultate më të shpejta dhe cila afatgjatë. Është vërtetuar se me cilën eliminohet “uji” dhe me cilën shtresat e dhjamit.
Studimi është bërë në Institutin amerikan të diabetit, sëmundjeve të traktit digjestiv dhe veshkëve. Pjesëmarrësit në studim janë hospitalizuar për disa javë dhe janë përkujdesur për secilën troshkë buke që e kanë ngrënë.
Nuk janë të gjitha kaloritë të njejta
Më herët i kanë vënë në dietë low-carb e pastaj në atë low-fat. është treguar se dieta me uljen e konsumit të karbohidrateve arrinë humbje më të shpejtë dhe më të madhe të peshës, mirëpo dieta me uljen e konsumit të yndyrës shërben për humbje më të shpejtë të dhjamit të shtresuar.
Ky studim ka treguar se nuk janë të gjitha kaloritë të njejta, gjegjësisht nuk është me rëndësi që numri i kalorive por lloji i ushqimit nga vinë. Gjithashtu është vërtetuar se është në rregull të konsumoni sasi të matura të karbohidrateve./kosovarja.ch/