0.5 C
Priština
More

    Shkallët e pubertetit tek vajzat

    spot_imgspot_img

    Vajzat adoleshente kalojnë përgjatë shume ndryshimeve në kohën që zhvillohen në të pjekura. Derisa kalojnë përgjatë pubertetit, trupi i tyre ndryshon në mënyrë të parashikueshme. Këto ndryshime ndonjëherë quhen Shkallët e Tanner-it dhe i ndihmojnë pediatrit tuaj të përcaktojë se fëmija juaj zhvillohet normalisht. Për femrat, Shkallët e Tannerit ndahen në ato të zhvillimit të gjinjve dhe qimeve të pubisit, sepse këto dy rajone nuk zhvillohen në të njejtën kohë.

    Zhvillimi i gjinjve

    * Shkalla e parë e gjinjve. Kjo është shkalla para fillimit të pubertetit. Ende nuk ka ind të gjinjve ndërsa areola është e rrafshët.

    * Shkalla e dytë e gjinjve. Prej moshës 8 deri 13 vjeçe. Një sasi e vogël e indit është prezente. Areola rritet në madhësi, por prap është e rrafshët barabar me gjoksin.

    * Shkalla e tretë e gjinjve. Prej moshës 9 deri 14 vjeçare. Indi i gjinjve shtohet dhe është më i gjërë se areola. Areola vazhdon të rritet dhe ende është e rrafshët në nivel me gjoksin.

    * Shkalla e katërt e gjinjve. Prej 10 deri 15 vjeç. Indi i gjirit vazhdon të rritet dhe shtë I ndarë nga muri i gjoksit. Areola dhe papilla tani janë ngriturdhe ndarë nga muri i gjoksit.

    * Shkalla e pestë e gjinjve. Areola rrafshohet përsëri në lakoren e gjinjve. Papilla është e ngritur nga areola.

    Zhvillimi i qimeve të pubisit

    * Shkalla e parë. Kjo është faza para fillimit të pubertetit. Nuk kemi qime të pubisit në këtë kohë.

    * Shkalla e dytë. Prej 9 deri 13 vjeç. Janë disa qime, me ngjyrë të hapur dhe të drejta, që paraqiten në pjesën e labisë së jashtme

    * Shkalla e tretë. Prej 10 deri në 14 vjeç. Më shumë qime fillojnë të paraqiten. Qimet fillojnë të marrin ngjyrë të mbyllur dhe të dredhohen.

    * Shkalla e katërt. Prej 10 deri 15 vjeç. Qimet e pubisit fillojnë të bëhen më të shpeshta, më të trasha dhe më të dreshura. Tani kemi më shumë qime, mirëpo jo sikur te të rriturit.

    * Shkalla e pestë. “Trekëndësh” tipik sikur tek të moshuarit, zgjerohet deri tek kofshët e brendshme.

    Të hutuar? Mos u merakosni. Nëse keni pyetje apo shqetësime se si adoleshenti juaj është duke përjetuar pubertetin, pyetni mjekun sepse ai mund të tregojë se si është duke u zhvilluar fëmija juaj./kosovarja.ch/

    foto: pixabay.com

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...