Edhe pse mendohet që meshkujt kanë probleme të mëdha me humbjen e flokëve, femrat janë të prekura më shumë në këtë aspekt si shkak i përdorimit të produkteve të ndryshme.
Flokët bien edhe shkaku i kohës apo stinës, depresionit, ndonjë sëmundje e kështu me radhë.
Ilaçet për kontroll të shtatzënisë – Këto ilaçe shkaktojnë rënie të flokëve sepse ndikojnë në ndalimin e ovulacionit.
Shamponat e thatë – Shamponi i thatë ndikon shumë në rënien e flokëve, shkruan natural solutions mag. Edhe pse i lajnë flokët shumë shpejt dhe i bëjnë të duken të pastër, ato irritojnë lëkurën e kafkës dhe flokët fillojnë të bien.
Dieta – Nëse ushqeheni më mungesë të vitaminave, proteinave, kalciumit, hekurit, atëherë flokët bien.
Pajisjet e nxehtësisë së lartë – Pajisjet e nxehta i thajnë flokët dhe i dëmtojnë shumë rëndë. Mundohuni që të mos i përdorni ato sepse janë shumë të dëmshme për flokët.
Mungesë e vitaminës D (Diellit) – Nëse nuk ekspozoheni në diell, e cila u jep shumë vitaminë flokëve që të rriten, atëherë do të përballeni me rënie të flokëve.