Vetë izolimi mund të sjellë probleme më komplekse përtej të pasurit ushqim mjaftueshëm. Në aspektin e argëtimit dhe edukimit, mund të sjellë boshëllëk dhe mërzitje. Surfimi në rrjete sociale apo Netflix-i, janë opsione të shpenzimit të kohës, por që shpejt mund të bëhen të bajatshme.
Por dikush ka menduar një formë të këndshme që në kushte shtëpie të marrim informata mbi kulturën. Google Arts & Culture ka bashkuar mbi 500 muze dhe galeri nga gjithë bota, për të sjellë turne dhe ekspozita virtuale përmes internetit në shtëpitë tuaja.
Koleksioni i Google Arts & Culture përfshin edhe 12 nga muzetë më të famshëm në botë si Muzeun Britanik të Londrës, atë Van Gogh në Amsterdam, Guggenheim në New York, Galeria Nacionale e Artit në Washington, Musée d’Orsay në Paris apo Muzeu Pergamon në Berlin.
Tani ju mund të “shkoni në muze” pa lëziur nga shtrati juaj dhe të fitoni njohuri për artin, historinë dhe shkencën.
“Shëtitje” të këndshme!