Janë aq të shijshme dhe të preferuara nga të gjithë, saqë u janë kushtuar edhe këngë. Por a i keni ditur përfitimet shëndetësore që sjellin qershitë. Përmbajtja e vitaminës A, C dhe Kaliumit bën që të ndikojnë në përmirësim të sistemit imunitar, shërim të shpejtë të plagëve, shikueshmëri më të qartë edhe kur drita është e kufizuar, ndihmon uljen e tensionit të gjakut dhe zvogëlon rrezikun e formimit të gurëve në veshka.
Si një burim i pasur me antikosidantë të fuqishëm, qershitë ulin rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare. Ky pemë ka bërë jehonë edhe për shkak edhe të çlirimit të dhimbjeve nga sëmundje si artriti.
Kohëve e fundit, është zbuluar që qershitë luftojnë pagjumësinë dhe dhimbjet muskulore, falë natyrës anti-inflamacion të vitaminës C dhe antioksidantëve. Në një gotë me qershi gjeni 330 miligramë kalium që përbën 10% të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit.