Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe bashkëshorti i saj, humoristi Bes Kallaku, kanë kaluar tashmë 3 javë që kur janë izoluar në shtëpi.
Këta të dy nuk kanë ngurruar të sjellin video nga koha që po kalojnë gjatë qëndrimit të mbyllur.
Postimet e tyre janë të mbushura me skena humori dhe të qeshura.
Sonte kanë treguar se janë të disponuar për të vallëzuar zhandre të ndryshme.
Vajza e tyre duket se është mësuar me këtë atmosferë meqë nuk i pengon dhe vazhdon lojën e saj.
Të shpresojmë që kështu do të vazhdojë edhe më tutje disponimi i tyre, deri në përfundim të kësaj situate.