1.4 C
Priština
More

    Shenjat sekrete që tregojnë se i dashuri çmendet pas jush

    spot_imgspot_img

    Përmes këtyre shenjave ju mund ta zbuloni nëse i dashuri ju do me të vërtetë.

    Kjo është ndoshta dilema më e madhe: Si ta kuptosh kur dikush të pëlqen. Sepse nuk ka gjë më të tmerrshme sesa t’i afrohesh dikujt që nuk ka pikë interesi tek ty, ndërsa ti vazhdon gënjen mendjen se shumë shpejt do qullosësh diçka, transmeton lajmi.net.

    Në fakt, po të lexoni me vëmendje gjuhën e trupit, me siguri do ta kuptoni nëse dikush do, apo jo të ketë diçka më shumë. Përveç prekjes së flokëve apo kafshimit të buzëve, ja si qëndron puna:

    Ai të ka dhënë tre shikime në seri brenda një kohe shumë të shkurtër

    Shikimi i parë është ‘shikimi i të panjohurit’ – ai po të shikon, sepse ti je një qenie njerëzore që po qëndron në rrezen e tij të shikimit. Ai të shikon sërish, sepse vuri re që je një femër. Tani tregohuni të kujdesshëm, nëse të pëlqen, do të shohë sërish.

    Këmbët i vendos drejt teje

    Nëse dikush na duket tërheqës, çdo gjymtyrë e jona, duar apo këmbë, drejtohet nga ata. Kur të shihni një grup burrash dhe një femër joshëse në të ardhmen, studioni me kujdes drejtimin e gjymtyrëve të tyre.

    Prek fytyrën shpesh, aq më tepër kur ju sheh juve

    Nëse është vërtet i dhënë pas jush, do prekë faqet, veshët dhe mjekrën. Është një kombimin emocionesh nervoze, përpjekjesh për t’u dukur mirë dhe prekjesh erotike.

    Sytë e tij lëvizin në mënyrë trekëndore

    Kur shohim njerëz me të cilët nuk jemi të afërt, sytë bëjnë lëvizje zig-zage: shohim nga një sy në tjetrin, pastaj lëvizim poshtë për të parë hundën dhe gojën. Sapo fillojmë të flirtojmë, trekëndëshi zmadhohet. Kalojmë më shumë kohë duke parë buzët, gjoksin apo edhe pak më poshtë. Fundja shikimin nuk e komandon dot.

    Nuk ndalon dot së pari gojën tënde

    Sa më shumë i tërhequr të jetë ndaj jush, aq më shumë kohë do kalojë duke parë buzët tuaja ndërsa flisni. Është një gjest shumë seksi, sepse ju bën të mendoni: Mos vallë po imagjinon si do të ishte të më puthte? Dhe kjo është pikërisht ajo çfarë po mendon. Mes shumë gjërave të tjera…

    Pulit sytë shumë shpesh

    Nëse dikush ju pëlqen do fillojë të mbyllë sytë në mënyrë të pavetëdijshme. Bëni dhe ju të njëjtën gjë dhe do të shihni që ai do të përpiqet të sinkronizojë pulitjet e tij me tuajat. Kjo do t’ju lidhë edhe më shumë bashkë.

    Ai vazhdon të shtrëngojë shishen ose kanaçen e birrës

    Kur meshkujt janë seksualisht të tërhequr ndaj dikujt, fillojnë të luajnë me mjete rrethanore. Këto mjete si shishja e ujit mund t’i sjellin ndërmend gjoksin tuaj, dhe gjithçka tjetër është ajo që bluhet brenda mendjes së tij perverse.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...