-0.3 C
Priština
More

    Shenjat që tregojnë se thonjtë tuaj kanë nevojë për pushim

    spot_imgspot_img

    A duhet t’i lëmë thonjtë “të marrin frymë”? Mund ta pyesni veten në lidhje me këtë kur të vini re se sipërfaqja e tyre është zverdhur nga përdorimi i manikyrit ose keni të tjera probleme pas takimeve te estetistja.

    “Thonjtë e marrin oksigjenin dhe lëndët ushqyese nga gjaku, jo nga ajri,” tha për Allure dermatologia dhe ekspertja e thonjve, Dana Stern.

    Megjithatë, thonjtë kanë nevojë për pak pushim, që do të thotë se duhet të shmangni takimet e vazhdueshme te estetistja për manikyrin xhel/tipsat. Disa shenja duhet t’i keni parasysh.

    Sipas Stern, ekzistojnë disa shenja kryesore që thonjtë kanë nevojë për pushim: copëza të përafërta me ngjyrën e bardhë në sipërfaqen e thonjve, hollim i thonjve, thyerje, çngjyrosje dhe kutikula të thata.

    Nëse përdorimi i limës bëhet me forcë, ushtrohet shumë presion në sipërfaqen e thoit, duke bërë që të zhvendosen onikocitet sipërfaqësore – ose qelizat e thonjve – gjë që shkakton hollim të tyre.

    Për të shmangur këtë, këshillohet që estetistja të mos limojë fort thonjtë. Gjithashtu nuk duhet ta hiqni manikyrin e zakonshëm me forcë, pasi kjo gjë dëmton sipërfaqen.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...