Pak kush mund të mos e çoj nëpër mend të paktën një herë në jetë se partneri është duke e tradhëtuar. Janë detaje të vogla ato që tërheqin vëmendjen dhe vënë në pikëpyetje besnikërinë ndaj partnerit.Një sondazh i kryer nga një site ku njerëzit mund të ndërtojnë lidhje jashtëmartesore, ka zbuluar të gjitha shenjat e një tradhëtari.
- Tregohen shumë të kujdesshëm me privatësinë (celulari, e-mail)
- Mbajnë distancë nga ju dhe shmangin kontaktin në sy
- Duken bukur, kujdesen për veten më shumë se zakonisht dhe vishen mirë
- Nuk sillen natyrshëm, nuk shqetësohen për problemet familjare, pasi janë të fokusuar në të tjera gjëra
- Bëjnë dush në orare të çuditshme ose fusin rrobat menjëherë në lavatriçe
- Harrojnë justifikimet që kanë thënë dhe ngatërrojnë historitë
- Tregohen shumë të dashur dhe të sjellshëm sepse ndihen fajtorë
- Kanë shenja buzëkuqi ose aromë parfumi në rrobat e tyre
- Shkojnë menjëherë në shtrat dhe sajojnë justifikime për të mos bërë seks
- Mbajnë për vete faturat
Sipas këtij sondazhi, tradhtarët janë në fakt shumë të zotë për të fshehur gjëra dhe vetëm një pjesë e vogël mund të kapen në fund.