Shumë femra kanë qenë në lidhje me ndonjë “gomar” mirëpo lloji më i keq i mashkullit për lidhje është lartmadhëria e tij – narcisti. Ju sugjerojmë që t’i shmangeni sa më shumë tipave të tillë, edhepse vështirë është të identifikohen dhe janë të rrallë.
Ata janë më të mirët
Janë dy lloje të narcistëve, por që të dy llojet janë intelegjentë, manipulues dhe dredharakë të motivuar nga madhështia e tyre. Lloji i parë është “legjendë” në kokën e tij, zakonisht përfundon në podrumin e prindërve të tij dhe fajëson tërë botën për dështimin e tij në jetë. Kurrë nuk i bindet rregullave dhe mendon se është i veçantë nga të tjerët. Lloji i dytë është “Super-ylli” të cilin e përshkruajnë se luan sipas rregullave mirëpo shërbehet me mashtrime dhe manipulime për të arritur qëllimin e tij.
Kanë nevojë që ta ushqejnë egon
Sigurisht që çdo mashkulli do t`i bëjë mirë ndonjë kompliment kohë-pas-kohe mirëpo narcisti kërkon komplimente tërë kohën. Atyre u pëlqen ideja se ju jeni duke e lavdëruar vazhdimisht, dhe duke e përsëritur se ata janë më të mirët.
Në fillim të lidhjes ata ua zënë frymën nga vëmendja
Sikurse një djalosh i mirë dhe i edukuar, ju komplimenton dhe ju blen dhurata që t`ua përfitojë zemrën. Do ju trajtojë si mbretëreshë mirëpo në fakt ai e ka vetëm vetveten në mendje, andaj kujdes sepse nuk mund të dallohen narcistët nga djelmoshat e rëndomtë që kanë sjellje dhe edukatë. Nëse ju komplimenton tepër, kuptojeni se ka ndonjë plan.
Nuk pranojnë “jo” për përgjigje
Në fillim do ju duket simpatike mënyra se si lutet që të dilni me të mirëpo më vonë në lidhje do të keni më tepër problem nga kjo sjellje sepse ai nuk do të marrë “jo” për përgjigje.
Ata njihen si manipulativë, të mençur dhe dredharakë që janë të mirë në shpërlarjen e trurit. Nuk kanë miq të vërtetë, zakonisht i ndryshojnë miqtë sipas dëshirës së tyre dhe nuk kanë miq për periudha të gjata kohore.
Janë në mënyrë ekstreme vetjakë, gjithmonë i vënë nevojat e tyre mbi nevojat e të tjerëve.
Nëse jeni në lidhje me një narcist atëherë gjëja më e mirë që mund të bëni është të largoheni nga ai. Në fillim mund të ketë dramë, mirëpo mos u mashtroni me fjalët e tij – thjeshtë tregoni se keni përfunduar me të . /kosovarja.ch/