Të gjithë ne e paramendojmë nënën e mirë si një person të dashur dhe të durueshëm, që mundohet të na kuptojë dhe të na këshillojë pa na imponuar asgjë. Zakonisht i mendojmë si “nëna të ardhshme të mira” ato shoqe që kujdesen për shoqet tjera, por të qenurit nënë është nëj detyrë tejet e madhe dhe ka vështirësitë e saja. Jo çdokush mund të jetë prind dhe nuk ka ideale fikse që paraqesin apo përshkruajnë prindin perfekt por më poshtë kemi sjellë disa nga shenjat kyçe që tregojnë se ju do jeni nëna më e mirë.
Jeni emocionalisht intelegjente. E dini se nëse ushtroni dhunë tek fëmija do të shkaktoni pasoja të rënda në psikologjinë e tyre. E dini se fëmija influencohet nga gjithçka që bëni dhe thoni andaj edhe dini si ti kontrolloni emocionet para tyre edhe në raste kritike.
Nuk toleroni marrëzira. As në punë dhe as në shtëpi, nuk keni aspak tolerancë kur fliten marrëzira.
Nuk kapeni pas detajeve. Nuk brengoseni se si duken flkët e juaja apo kur gjërat nuk shkojnë në përpikshmëri siç i keni paramenduar pasiqë e dini se një veti e tillë do ju shkaktojë probleme të shumta.
Jeni duke punuar në karrierë. Jeni e fokusuar në gjetjen e jetës suaj personale dhe profesonale para se të sillni një jetë tjetër në këtë botë. Jeni e fokusuar në ndërtimin e një familjeje me themele të forta finansiare dhe mentale që të arrini të jeni e lumtur në jetë.
E kuptoni se çdo të thotë ta dashuroni veten. E dini se si të silleni mirë me vetveten, si të përmbusheni kur jeni e zbrazur nga rutina e jetës dhe si të vazhdoni së dhuruari gjithçka për fëmijën që keni sjellur në jetë.
Dini si të zgjidhni prioritetet. Jeni një eksperte në kuptimin e problemit se nuk mund të arrini gjithçka që dëshironi andaj edhe i caktoni prioritetet që do ti arrini me çdo kusht.
Jeni “mikesha” më e mirë. E dini se si të silleni me miqtë e juaj, jeni e sinqertë dhe një njeri tek të cili secili gjen prehje./kosovarja.ch/