Ndryshimet në lëkurë, në urinë apo jashtëqitje, dhëmbje barku si dhe lodhja, janë disa nga shenjat e problemeve me mëlçinë
Mëlçia është organ vital i domosdoshëm për shëndetin e organizmit të njeriut.Ndihmon në tretje, largimin e toksineve nga trupi dhe absorbimin e materieve ushqyese të nevojshme për trupin për mbijetesë. Disa njerëz lindin me probleme të mëlçisë, kurse të tjerëve gjatë jetës i dëmtohet mëlçia për shkak të ndikimit të kimikateve të dëmshme, viruseve apo konsumimit të tepruar të alkoolit. Shenjat e para që tregojnë për probleme me mëlçinë nuk duhet injoruar, por është e nevojshme të kërkohet ndihmë mjekësore.
Çrregullimet në lëkurë
Njëra nga shenjat më të hershme që tregojnë për probleme me mëlçinë janë çrregullimet në lëkurë. Kjo mund të përfshijë humbjen e ngjyrës normale të lëkurës apo paraqitjen e nuancës së verdhë të lëkurës, gjithashtu mund të ndodhë që thonjtë dhe majat e gishtave të zverdhen. Deri te këto simptome vie për shkak se mëlçia nuk largon toksinet nga trupi ashtu siç duhet, kështuqë bilirubini depozitohet nën lëkurë.
Kroja apo lëkura e ndjeshme
Shenjat e para me probleme të mëlçisë mund të paraqiten edhe në brendinë e lëkurës. Kjo do të thotë se kroja në lëkurë me kohë mund të përkeqësohet apo lëkura të bëhet e ndjeshme në prekje dhe lehtë të iritohet. Ruajtja e lagështisë së lëkurës me krema hidratuese në ato sipërfaqe mund t’i zbusë këto simptome.
Çrregullimet në urinë dhe në jashtëqitje
Disa njerëz simptomet e problemit me mëlçinë mundë t’i vërejnë për shkak të ndryshimit të ngjyrës së urinës e cila bëhet më e errët, dhe më parë të dyshojnë në dehidratim. Por, nëse edhe pas marrjes së sasisë së mjaftueshme të lëngjeve në trup urina prapëseprap nuk është e tejdukshme, mund të llogaritet si problem me mëlçinë. Gjithashtu ndryshimet e ngjyrës në jashtëqitje e cila mund të jetë e errët, gjakosur apo ngjyrë katrani tregojnë për çrregullime të punës së mëlçisë.
Çrregullimet në bark
Shtrëngimet apo dhimbjet në pjesën e poshtme të stomakut si dhe paraqitja e gazrave dhe presionit në bark mund të janë një nga shenjat e para të çrregullimit të punës së mëlçisë. Nëse me kohë problemi përkeqësohet mund të zhvillohet “ascites”. Kjo është grumbullimi i lëngjeve brënda sipërfaqes së barkut i cili mund të jetë aq i theksuar që për shkak të presionit mbi mushkëritë të pengojë frymëmarrjen. Atëherë mjeku duhet bërë paracentezën ashtuqë të eliminojë lëngjet nga barku.
Lodhja
Çrregullimet si plogështia, lodhja apo lodhja kronike, mundet gjithashtu të jenë shenjë e hershme për problem me mëlçinë. Trupit atëherë i duhet më shumë pushim. Nëse ndjeni plogështi dhe lodhje së bashku me ndonjë nga simptomet e cekura, gjithsesi kërkoni ndihmën e mjekut.