Fatkeqësisht shegën e harrojmë shumë shpesh. Mbahemi me disa fruta klasike. Por, gabojmë. Shumicën prej tyre shega I mund për nga dobitë që sjell.
Një shegë mund të ketë edhe 800 fara të vogla, e ato janë tepër të pasura me antioksidantë, madje më shumë edhe se vera e kuqe dhe caji I gjelbër. Kësaj I bashkohet edhe vitamina B, C, kalciumi, fosfori. Përvec asaj që e ngadalësoni plakjen e organizmit, i mbroni veshkat dhe mëlcinë, shega është treguar e mirë edhe për arterosklerozën. E ul nivelin e kolesterolit të keq dhe rrezikun nga dëmtimi I rruzave të gjakut.
Rekomandohet pirja e lëngut të shegës gjatë ndonjë rufe a ftohjeje, pasi e forcon imunitetin. Përvec kësaj, ajo e zbut edhe diarenë dhe asmën. Nëse keni problem gjatë menstruacioneve shega mund t’ju ndihmojë. Përzijeni lëngun e shegës me një lugë të vogël kanellë dhe mjaltë dhe pijeni përditë.
Po ju sjellim një recete te mire me shegë:
Do t’ju nevojiten:
- 4 filxhanë rukollë,
- gjysmë filxhani kokrra shege,
- 3 lugë vaj ulliri
- dy lugë uthull balsami.
Në një enë të madhe përzijini rrokullat dhe shegën. Shtojani vajin e ullirit dhe uthullën dhe përzijini mirë. /kosovarja.ch/