1.4 C
Priština
More

    Sepsa – shkaktarët, simptomat dhe shërimi

    spot_imgspot_img

    Sepsa është infeksion i komplikuar, shpesh i rrezikshëm për jetë. Sepsa paraqitet kur kemikaliet, të cilat lëshohen në trup në mënyrë që të luftojnë kundër infeksionit, aktivizojnë ndezjen në të gjithë trupin. Këto ndezje mund të shkaktojnë ndryshime të shumta të cilat mund të dëmtojnë organet, duke shkaktuar paralizimin e tyre.

    Nëse sepsa shkakton shok, qarkullimi i gjakut menjëherë bie dhe mund të shkaktojë pasoja të rënda, përfshirë edhe vdekjen.

    Gjithkush mund të ketë sepsë, por më së shpeshti mund të shkaktohet tek personat në moshë e sidomos ata me sistem imunitarë të dobët. Shërimi i hershëm i sepsës, në të shumtën e rasteve me antibiotikë dhe sasi të madhe të lëngjeve, shtojnë mundësitë për shërim.

    Simptomat e sepsës

    Shumë mjekë sepsën e shohin si sindrom në tri nivele: fillon me sepsë , kalon ne formën e rëndë dhe vjen deri tek shoku i sepsës. Qëllimi i çdo mjeku është të shërojë sepsën deri sa ende nuk është e zhvilluar dhe para se të bëhet e rrezikshme.

    Simptomat e para më të shpeshta të sepsës janë:

    • temperatura mbi 38.5 oC apo nën 35 oC
    • Më shumë së 90 rrahje të zemrës në minutë.
    • Më shumë së 20 frymëmarrje në minutë.
    • Infeksionet e vërtetuara

    Forma e rëndë e sepsës do të diagnosifikohet nëse shenjat dhe simptomat do te jenë si në vijim (tregojnë në mosfunksionimin e organeve)

    •  urinimi shumë i rrallë.
    •  ndryshimi i menjëhershëm i statusit mendor.
    •  zvogëlimi i numrit të trombocideve
    •  frymëmarrje e vështirësuar
    •  rrahje të çrregulluara të zemrës
    •  dhimbje në abdomen

    Shoku i sepsës do të diagnostikohet kur keni ndonjë nga simptomat dhe shenjat e formës së rëndë dhe qarkullimi i ulët i gjakut.

    Në shumicën e rasteve sepsa paraqitet tek personat që janë në spital. Personat në kujdes intensiv veçanërisht janë në rrezik në zhvillimin e infeksioneve që mund të sjellin sepsën. Nëse e fitoni infeksionin apo ju shfaqen ndonjëra nga këto shenja apo simptome pas shtrirjes ne spital, operacionit apo çfarëdo infeksioni tjetër kërkoni menjëherë ndihmë.

    Shkaktarët e sepsës

    Çdo lloj infeksioni mund të sjellë sepsën, por llojet më të shpeshta janë:

    •  Ndezja e mushkërive
    •  Infeksioni abdominal
    •  Infeksioni i veshkave
    •  Infeksioni i enëve të gjakut

     Rastet e sepës po shtohen, shkaktarët e mundshëm janë këto:

    •  Plakja e popullsisë – rrezikun më të madh nga sepsa e kanë personat mbi moshën 65 vjet.
    •  Bakteriet çdo ditë me rezistente – shumë lloj bakteresh tani më janë bërë rezistente në shumë lloje antibiotikësh, të cilët para disa viteve do t’i shkatërronin menjëherë.
    •  Imuniteti i dobësuar- në ditët e sotme tek shumica e njerëzve imuniteti nuk është më i fortë për arsye të ndryshme, e veçanërisht tek ata që trajtohen për HIV, apo shërim të kancerit.
    •  Përparimi medicional- e përmendëm që shumë njerëz fitojnë infeksion pas operacionit, e operacionet kanë filluar të bëhen për çdo gjë dhe çdo ditë e më shumë, ku edhe shumë operacione janë shumë të komplikuara.

     Shërimi i sepsës

    Trajtimi i hershëm agresiv i shërimit rrit shansin për shërim total nga sepsa. Personat me formën e vështirë të sepsës duhet të jenë rreptësisht të mbikëqyrur në mënyrë intensive në spital. Nëse e keni formën e rëndë të sepsës apo shok të sepsës ju nevojitet masa për shpëtim të jetës që e kanë për qëllim stabilizimin e frymëmarrjes dhe funksionit të zemrës.

    Shërimi i sepsës mund të përfshijë:

    •  Antibiotikë – trajtimi me antibiotikë fillon menjëherë, edhe para se të zbuloni infeksionin bakterial.
    • Vasporessors – nëse shtypja e gjakut ende është e ulët edhe pas marrjes së infuzioneve do të merrni këtë ilaç i cili ndihmon në rritjen e shtypjes së gjakut.

    Personat me formën e vështirë të sepsës mund të pranojnë kujdes shtesë, duke përfshirë oksigjen dhe sasi të mëdha të infuzioneve. Varësisht nga gjendja juaj, ndoshta ju nevojiten aparate të cilat do t’ju ndihmojnë për frymëmarrje. Operacioni mund të jetë i nevojshëm për të larguar shkaktarët e infeksionit që mbledhin qelb.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...