Hulumtimet e kanë konfirmuar që: nuk është gjithqka vetëm në një pjesë të trupit, poashtu nuk është në një pjesë të trurit …
Më në fund edhe shkencërisht është konfirmuar ajo që gratë e kanë ditur me shekuj: prekja gjatë seksit i stimulon pjesët e ndryshme të trurit të femrave.
Hulumtuesit zviceranë kanë publikuar rezultatet e skanerit të trurit, të cilët tregojnë se ngacmimi i vaginës, qafës së mitrës dhe lythave veprojnë mbi pjesët krejtësisht të ndryshme të trurit!
Këto rezultate hedhin poshtë teoritë e vjetëruara që kënaqësia te gratë është merita e vetëm një qendre në kokat tona të zgjuara. Gjithashtu, studimi tregon që stimulimi i penisit dhe klitorisit ndikon në të njëjtën pjesë të trurit tek burrat dhe gratë.
Pjesa më interesante e hulumtimit: U konstatua se ka një lidhje në mes të thithave dhe pjesëve intime, të cilat më në fund dëshmojnë se i dashuri juaj duhet të kushtojë vëmendje të veçantë për atë pjesë të trupit tuaj gjatë seksit!
Çfarë është esenca? Edhe një herë duhet të shpjegohet për meshkujt që – nuk është gjithqka në pjesën në mes të këmbëve të femrave! Për të përjetuar kënaqësinë e plotë seksuale duhet të jenë të stimuluara pjesë të ndryshme të trupit./kosovarja.ch/