0.5 C
Priština
More

    Seksi në kohë të menstruacioneve – Ide e mirë apo jo ?

    spot_imgspot_img

    Temperatura përreth jush rritet, ai bëhet gati, por ju jeni me menstruacione. Dhe… çfarë tani? Eksperët ju thonë “Vetëm përpara”….

    Seksi gjatë këtyre ditëve mund t’ju sjellë shumë kënaqësi. Jo vetëm që do t’i lehtësoni shtrëngimet, por edhe seksi do të jetë kënaqësi më e madhe, e orgazma më e fortë.

    Ndrëkaq, pa marrë parasysh anët positive, disponimin mund t’ju prishë fakti që të dashurit tuaj mund të mos i pëlqejë kjo ide. Ne do t’ju këshillojmë se si të përgatiteni për të filluar bisedën rreth kësaj.

    Libidoja e egër është gjëja e fundit të cilën e kishit lidhur me këto ditë. Por disa femra ndjejnë nevojë të madhe në fillim të menstruacioneve.

    Kjo është pasojë e disa faktorëve, e njëri nga ata është rritja e shtypjes së gjakut në regjion të organeve gjenitale.

    Trupi nuk e njeh dallimin në mes të gjakut menstrual dhe lubrikimit natyral, kështu reagon në të njëjtën mënyrë sikur jeni e gatshme për seks. Krahas kësaj, mitra ju shtrëngohet, lehtë hapet dhe është e ndjeshme, dhe kështu ndjenja e prekjes gjatë këtyre ditëve është shumë e fortë.

    Ky kombinim tek femrat shpie deri tek orgazma shumë e fortë, e orgazma në këtë kohë është ilaç natyral kundër shtrëngimeve, pasi që çliron muskujt e legenit.

    Hapja e kësaj teme me partnerin tuaj mund t’ju bëjë nervoz. Shumë meshkuj kësaj nuk i thonë jo, sepse ata thjesht duan seks.

    Normal, gjithmonë ka edhe prej atyre që janë kundër kësaj ideje, por ka mënyra për të kuptuar a është i dashuri juaj njëri nga ata.

    Kur temperature mes jush rritet, thuajini që jeni në ciklin menstrual dhe duhet të jeni sensibile, e më pas të shikoni reagimin e tij.

    Nëse nuk ka asgjë kundër, kthejuni punës. Nëse asnjëri nga ju nuk keni gjë kundër, shmangni pozitën kur ju jeni mbi, sepse gravitacioni nuk shkon në favour tuaj. E nëse keni një “lëmsh” të vogël,  ju pret një tush i përbashkët./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...