Më e mira ende po vjen
Vetëm pse më nuk jeni në të 20` nuk do të thotë se keni humbur ngrohtësinë në shtrat. Ja një udhërrëfyes se si evoluon seksi natyrisht dhe çfarë të bëjmë gjatë atyre ndryshimeve.
Kur jeni 30
Seksi bëhet mjet lindjeje, fokusohuni në kënaqësinë në vend se në arritjen e qëllimit. Kaloni më tepër kohë duke biseduar e më pak duke u stresuar.
Kur jeni në të 20` seksi mund të ketë qenë shumë i lehtë, ndërsa tani me karrierën dhe obligimet familjare, seksi është diçka e rrallë. Kënaqësinë më të madhe e ndjeni kur bisedoni me njëri-tjetrin dhe i tregoni nevojat.
Kur jeni 40
Tundimi për të tradhëtuar mund të ju pushtojë. Shumë njerëz fillojnë të ndjehen të pasigurtë nga mosha dhe statusi i martuar i tyre, ata kanë nevojë që ti dëshmojnë vetes se ende janë “in” duke provuar me partnerë më të rinj.
Mirëpo tani e dini se çfarë është seksi dhe e njihni mirë trupin tuaj si dhe të partnerit tuaj shumëvjeçar, andaj përdoreni këtë dituri si avantazh.
Kur jeni 50
Derisa hyni në dekadën e gjashtë, pranoni kënaqësinë e trupave të njëri tjetrit duke i kushtuar rëndësi prekjeve dhe ledhatimeve pasiqë nga këto lirohet oksitocina. Kjo është dekada në të ciën shumica e femrave përballen me menopauzën që sjell tharje të vaginës dhe mungesë të elasticitetit.
Më nuk e keni orarin e ngarkuar andaj edhe mund të ndjeheni përsëri e re, shfrytëzoni kohën e lirë për të rigjetur veten.
Kur jeni 60
Pasioni transformohet në humor. Në një lidhje që ka zgjatur aq shumë është e vështirë të mbahet gjallë zjarri i dashurisë, pasiqë jemi të edukuar të mendojmë se vetëm pasioni mund të jetë me rëndësi.
Në këtë moshë mund të jeni më aktivë seksualisht sesa keni pritur. Edhepse jeni një tip spontan, është mirë që të krijoni nëj orar se kur të merrni Viagra Levitra që merrën më herët, kjo është periudhë kur nuk mundeni pa to./kosovarja.ch/