Nuk keni nevojë për pasaportë që të blini truke për bukuri nga vende të ndryshme të botës. Lexoni c’trajtime bëjnë gratë në tërë botën dhe provoni t’i praktokoni të njëjtat vetë në shtëpi.
Gratë në gjithë botën kanë trajtimet e tyre të vecanta për bukuri
1) AUSTRALIA
Eksperti i grimit, australiani Napoleon Perdis rrëfen se gratë e vendit të tij kanë përdorur ekstraktin hajdučke trave për t’i parandaluar rrudhat, falë vetive hidratine që ka. Rrënja e hajdučke trave është e dobishme edhe kundër ndezjeve të ndryshme, si dhe për ta qetësuar lëkurën.
2) KILI
Kilianet duhet t’i jenë mirënjohëse antioksidantit nga rrushi i zi për lëkurën e tyre të lëmuar. Ato përgatisin një pastë speciale me një grusht rrush dhe dy lugë miell të bardhë. Pastaj e lyejnë si maskë në fytyrën e tyre dhe e lënë të qëndrojnë dhjetë minuta para se ta lajnë. Ajo e qetëson lëkurën e lodhur dhe i jep asaj një shkëlqim të jashtëzakonshëm.
3) REPUBLIKA DOMENIKANE
Zonjat domenikane kanë thonjë të fortë. Sekreti i tyre qëndron në hudhrën e bardhë. Ata e shtypin hudhrën dhe lënë të qëndrojë 7-10 ditë në ngjyrën (llakun) e thonjve. Në fillim vjen një aromë e pakëndshme, por për një kohë të shkurtër avullohet. Përvec që i forcon thonjtë, hudhra ka edhe efekt antibalterial.
4) EGJIPTI
Sekreti kleopatrian i bukurisë kanë qenë larja në qumësht, gjë që e ka bërë lëkurën e saj të butë, duke epastruar nga qelizat e vdekura. Nëse dëshironi që këtë tretman ta provoni në shtëpinë tuaj, futni dy filxhanë qumësht pluhur në vaskën tuaj. Lëkura juaj do të bëhet e butë dhe me shkëlqim.
5) FRANCA
Francezet kanë një rutinë të vërtetuar kur flitet për tajtimin e lëkurës. Ato një herë në javë shkojnë në tretman fytyre, shkojnë rregullisht në masazhë dhe përnatë, pa përjashtim, e paastrojnë grimin para gjumit. Bëni një maskë për fytyrën tuaj – përzini fara shege dhe vishnje dhe lëreni masën të qëndrojë në fytyrën tuaj 6 minuta. Këtë masë largojeni nga fytyra me një peshqir të ngrohtë si të jeni duke e masazhuar për qarkullim të gjakut.
6) GREQIA
Greket kanë lëkurë të shkëlqyeshme me mjaft melaninë, e cila e mbron lëkurën dhe i thith rrezet ultra vjollce. Nëse gjenetikisht nuk jeni bekuar me një lëkurë ta atillë, atëherë shndërrojeni lëkurën tuaj në një të tillë. Greket ushqehen mjaft me peshk, i cili përmban omega 3 dhe omega 6, e cila e freskon lëkurën. Poashtu ushqehen me fruta dhe me perime, përmes së cilave sigurojnë antioksidantë dhe vitamina. Ato besojnë se vaji i ullirit e mundëson një pamje të atillë të lëkurës së tyre. Kjo është edhe një arsye më shumë që të filloni të përdorni vaj ulliri.
7) IZRAELI
Në Izrael besohet në fuqinë shëruese të kripës së detit. Kur notoni në Detin e Vdekur, e ndihmoni trupin tuaj të pastrohet nga toksinat, si dhe njihet për shërimin e sëmundjeve të lëkurës. Përzini një të katërtën e filxhanit me kripë deti, pak pudër nga bimët e detit, gjysmëfilxhani vaj për masazhë dhe 10-15 pikë vaj aromatik. Këtë masë butësisht përhapeni në lëkurë.
8) ITALIA
Si i mbajnë të shkëlqyeshme italianet flokët e tyre? Fabio Skalia, frizer italian, thotë se përgjigjja fshihet në kuzhinë. Këtë shkëlqim italianet e ruajnë duke e kombinuar jogurtin me vaj ulliri dhe duke e përdorur atë në vend të regjeneratorit.
Proteinat e jogurtit e ushqejnë flokun. Përzini një filxhan jogurt me një lugë vaj ulliri dhe me këtë përziere lyejini flokët tuaj. Lini të qëndrojë pesë minuta dhe pastaj shpërlajini me ujë të ftohtë.
9) SPANJA
Gratë spanjolle kanë fije natyrale me ngjyrë në flokët e tyre, falë larjes me lëng qershigle (brusnicë). Përzini një të katërtën e filxhanit me lëng të pastër dhe me po aq ujë dhe lajini flokët me atë përzierje. Nëse dilni në diell lëngu i qershiglës do të krijojë fije me ngjyrë. Kjo më së miri ndikon te brunet, por nëse jeni bjonde, mund të përdorni edhe lëng limuni, pasi me qershigël mund t’i bëni flokët rozë.
10) SUEDIA
Suedezet kanë lëkurë të shkëlyeshme dhe të shëndoshë falë asaj që konsumojnë mjaft antioksidantë me anë të frutave dhe peshkut. Sauna është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e kulturës suedeze. Nxehtësia në mënyrë natyrale i largon toksinat nga trupi juaj. Po të njëjtin efekt si të saunës mund ta arrini edhe përmes përzierjes së një grusht kripe me pak vaj ulliri dhe me rreth 10 pika vaj eukaliptusi. Përhapeni atë në gjithë trupin dhe pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë.
kosovarja.ch