-0.8 C
Priština
More

    Sekrete nga kuzhina për bukurinë e fytyrës – mjalti!

    spot_imgspot_img

    Nëse edhe ju jeni nga ato që kanë krijuar “varësi” ndaj prodhimeve të bukurisë, atëherë duhet të dini se shumica e tyre përmbajnë jo edhe aq kemikalje të shëndetshme të cilat mund t’ju shkaktojnë më shumë dëm se sa dobi. Zbuloni se si lëkurën e fytyrës ta bëni më të bukur pa përdorur prodhime të dëmshme.

    Në blogun Vintage Amanda – të cilin e menaxhon Amanda Cook, “trajnere e shëndetit” e njohur dhe e shpërblyer, e cila i ndihmon fermat që të ndjehen dhe të duken për bukuri në mënyrë natyrale – e kemi gjetur sekretin i cili do t’ju mahnitë, dhe bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës me anë të mjaltit.

    Amanda thotë se kur njëherë ka provuar mjaltin si mjet për kujdesin e lëkurës së fytyrës, ka qenë më shumë se sa e mahnitur. Ka vërejtur se lëkura i është bërë më e butë, e hidratuar, me më pak njolla dhe rrudha, dhe çfarë është shumë e rëndësishme – ky prodhim kushton shumë më pak se sa prodhimet e ndryshme që i gjejmë nëpër sallone bukurie.

    Mjalti është prodhim natyral antibakterik i cili mesiguri me mijëra vjet shfrytëzohet për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës. Mos e shfrytëzoni për lëkurën tuaj vetëm në rast se jeni alergjik.

    Si ta përdorni mjaltin për lëkurën tuaj

    Mjaltin mund ta përdorni për pastrimin e fytyrës ose si maskë për fytyrë. Nëse keni mundësi, shfrytëzoni mjaltë të pastër organik. Kështu, nëse lëkura juaj është shumë e ndjeshme, vëni pak mjaltë në pjesën e poshtme të nyjes së dorës dhe prisni disa minuta. Nëse nuk ju shfaqet asnjë reaksion në lëkurë, mund ta përdorni edhe për fytyrën tuaj.

    Si ta pastroni fytyrën me mjaltë

    Që ta pastroni fytyrën me mjaltë, në fillim lidhni floktë, në mënyrë që mos t’ju përlyhen. Një lugë mjaltë ngrohne ndërmjet gishtave dhe pastaj ngadalë shtresojeni në fytyrën e tharë dhe në buzë, për hidratim dhe peling të butë. Lëreni mjaltin që t’ju qëndrojnë në fytyrë jo më shumë se dy minuta dhe mëpastaj pastrojeni me ujë të ngrohtë, ose merrni një peshqir të vogël, lageni me ujë të ngrohtë dhe me të ngadal hiqne mjaltin nga fytyra. Para se të pastroni fytyrën me mjalti, patjetër duhet të heqni grimin, sepse mjalti nuk funksionon si mjet për heqjen e grimit.

    Mjalti si maskë për fytyrë

    Njëlloj sikur tek pastrimi i fytyrës, në fytyrë të tharë shtresoni mjaltin në tërë fytyrën dhe lëreni të veprojë dhjetë minuta, dhe pas kësaj pastrojeni me ujë të ngrohtë.

    Provoni këto këshilla dhe na lajmëroni a jeni të kënaqura me rezultatin./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...