Të gjithë duam të kemi lëkurë të butë sikur të bebeve. Shpenzojmë aq shumë në kremë të ndryshëm për të arritur këtë. Ne ju propozojmë një skrab në kushte shtëpie, që do të ju lëre lëkurën e butë dhe të shkëlqyeshme.
Ju nevojitet 1 kupë me sheqer të bardhë (preferohet ai organik), 1/2 e kupës me vaj kokosi organik, vaj esencial limoni. Ngjyra ushqimore e verdhe është opsionale.
Kombinojeni sheqerin me vajin e kokosit dhe përzijeni mirë.
Më pas shtoni disa pika nga vaji esencial i limonit dhe vazhdoni përzierjen.
Nëse keni zgjedhur të përdorni ngjyrën ushqimore, shtojeni në fund dhe përzijeni përsëri.
Përdoreni në fund të çdo dushi duke masazhur trupin dhe shpërlajeni me ujë pas përdorimit.