Këngetari Sabri Fejzullahu vazhdimisht ka treguar që ështe tejet i mërzitur sepse pandemia e ka pamundësuar kthimin e gruas së tij nga SHBA-ja.
Por, Nera Fejzuallahu tashmë është në shtëpi. Ajo dhe shumë të tjerë kosovarë u kthyen nga Amerika, përmes organizmit të fluturimit nga ministritë relevante.
Kengëtari e ka mirëpritur bashkëshorten me buqetë lulesh, ndërsa ka treguar se do të izolohen bashk.
“Jam shumë i lumtur që të kam pranë! Nga ky moment fillon vetëkarantinimi. Me dashni së bashku me dashninë e jetës.” – ka shkruar këngëtari në postimin e tij në Instagram.