3.7 C
Priština
More

    Sa zgjasin menstruacionet e para, ja ç’duhet të dinë të gjitha adoleshentet

    spot_imgspot_img

    Vajzat e reja duhet të informohen mirë për atë se çfarë mund të presin, në mënyrë që të mos kenë befasi të pakëndshme dhe në mënyrë që menstruacionet e para t’i kalojnë pa brenga. Njëra ndër gjërat të cilat më së shpeshti i mundon vajzat e reja është çështja e zgjatjes së menstruacioneve të para.

    Është me rëndësi të dihet që zgjatja e gjakrrjedhjes nuk është e njëjtë te të gjithë vajzat, gjë që karakteristika e menstruacioneve të para mund të jetë shumë e paparashikueshme. Fillimi i menstruacioneve do të thotë që vezoret janë pjekur, mirëpo, nëse vezoret tani janë të afta për prodhim të shtuar të estrogjenit, ovulacioni mund të ndërpritet në disa muaj të parë. Ovulacioni është proces i cili është i ngarkuar për menstruacione të rregullta, prandaj disa menstruacione të para mund të ndryshojnë në kohëzgjatje (nga 2 deri në 7 ditë) dhe në sasinë e gjakut të cilin trupi e humb. Me kalimin e kohës, cikli menstrual rregullohet, prandaj nuk ka arsye për brengosje.

    Për shkak të mungesës së ovulacionit, vajzat e reja shpesh nuk i ndiejnë ngërçet menstruale në fillim, edhe pse janë plotësisht normale dhe shfaqen me rastin e ngërçit të mitrës. Është vlerësuar që vajzat do të mund të presin menstruacionet e para, kur të arrijnë përafërsisht 45 kilogramë peshë trupore. Duke marrë parasysh që në kohën e tashme është lehtë të arrihet pesha e përshtatshme, nuk është e pazakonshme që menstruacione e para shfaqen diç më herët sesa ka qenë rasti te gjeneratat e kaluara. Disa shenja që ka mundësi së shpejti t’i presësh menstruacionet e para: Periudha në të cilën shfaqen menstruacione e para ndryshon nga 9 deri në 15 vjeç, me kusht që të ekzistojnë dallime individuale dhe që është e pamundshme të parashikohen.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...