Në grupin e dilemave të përditshme, ajo që na mundon më shumë është: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? Një pjesë e mirë e jona përpiqen t’i lajnë çdo ditë për të krijuar një pamje më të freskët dhe flokë të pastra që shkëlqejnë, por a jemi duke vepruar drejtë? Jo sepse shampoja e shpeshtë në flokë, bën më shumë keq sesa mirë!
Disa prej nesh detyrohen t’i lajnë çdo ditë, e ndërsa të tjerë mund t’ja daline dhe me 1 herë në javë. Nëse ke flokë të hollë dhe delikatë me siguri i lani shpesh pasi mbulohen lehtësisht nga sebumi dhe yndyrosen shpejt. Njerëzit me flokë të thatë ose kaçurrela i lajnë më rrallë pasi s’është e nevojshme të aplikojnë shampo që pas 1-2 ditësh.
2. Floku yt ndihet gjithnjë e më shumë i yndyrshëm
Sapo shihni flokun që yndyroset, instiktivisht gjëja e parë që doni të bëni është ta lani, por në fakt sebumi që skalpi juaj prodhon është i rëndësishëm për shëndetin e flokëve dhe fortësinë e tyre.
Flokët në palestër janë një tjetër hall që duhen zgjidhur. Dushi pas saj jo vetëm që ju bën sërish me flokë të pastër, por ndihmon dhe muskujt të marrin veten më shpejt. Nëse kaloni orë të tëra në palestër, larja e përditshme është e pashmangshme sepse kështu mbroni skalpin nga infeksione të ndryshme dhe poret e hapura, por duhet të bini dakord që kjo ngadalëson rritjen e flokëve dhe madje shkakton rënien e tyre.
4. Përdor shpesh produkte stilimi
Ti e ndjen që flokët kanë filluar të bëhen më të dobëta dhe të rralla dhe padyshim që këtu ndikon përdorimi i pjastrës, spray-et e ndryshme, llastiqet, kapset, etj, etj.
5. Ke flokë të lyer
Flokët e lyer mund t’ju ndryshojnë komplet pamjen, por nëse doni që ngjyra të mos ndryshojë dhe cilësia e flokut të jetë optimale, duhet të mos i lani shpesh. 2-3 herë në javë është e mjaftueshme për t’i mbajtur të pastra dhe për të zgjatur jetëgjatësinë e bojës.
Burimi: Bright Side