Gati 85% e njerëzve besojnë se ushqimi është i shëndetshëm nëse nuk kutërbon, dhe 68% e tyre mbështeten në erë. 40% e konsumatorëve injorojnë datat e skadimit.
Afatin e ruajtjes së produkteve e injoron një e treta e njerëzve, çdo i pesti han nga toka (që ka rënë në dysheme)
Edhe pse janë për qëllime të qarta, siç është mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe zvogëlimi i mundësive të infektimit nga bakteriet e ushqimit, 40% e njerëzve nuk i kushtojnë vëmendje afatit të përdorimit të shënuar në etiketën e ushqimit, sipas një sondazhi të Agjencisë britanike për Standardet e ushqimit (FSA). Sipas saj, një e treta e njerëzve e han ushqimin që ka rënë në dysheme, kurse çdo i pesti pranon se nuk i lanë duart para përgatitjes së ushqimit, raporton Daily Mail.
Ekspertët paralajmërojnë se duke injoruar këshillat e higjienës dhe afatin e përdorimit të ushqimeve kontribuon në epideminë e helmimit me ushqim, e cila është veçanërisht e shpeshtë në muajt e verës. Shqetësimin më të madh e shkaktojnë Salmonella dhe Campylobacter, shkaqet më të shpeshta të helmimit bakterial me ushqim.
Gati 85% e njerëzve në kontrollin e cilësisë së ushqimit mbështeten në erë, kurse për 68% të tyre më e rëndësishme është ngjyra e mirë e ushqimit dhe se do ta hanë pa marrë parasysh afatin e skadimit.
„Me moslarjen e duarve para ngrënies apo përgatitjes së ushqimit, injorimit të skadimit të afatit të përdorimit dhe rregullave të ngjashme themelore, njerëzit rrezikojnë shëndetin e tërë familjes“, – thot eksperti për sigurinë e ushqimit, Bob Martin nga FSA.