Sa më gjatë të shikoni fytyrën e një personi, aq më lehtë do të bieni në dashuri

Sa më gjatë të shikoni fytyrën e një personi, aq më lehtë do të bieni në dashuri

Njerëzve të bukur shpesh herë iu atribuohen vlera që ndoshta në të vërtetë nuk i posedojnë. Veti si sa janë të mirë dhe të zgjuar, po aq edhe të bukur. Ajo çfarë është e mirë për syrin, jodomosdoshmërisht duhet të përballet me fytyrën e dashurisë.

Dashuria është një proces i komplikuar. Para së gjithash, ajo fillon me kërkimin e personit që ju pëlqen. Pretendimi se ju do të bieni në dashuri nëse e shikoni dikë në sy për një kohë të gjatë, nuk është edhe aq larg nga realiteti.

Është befasues përfundimi i hulumtimit të kryer në Univerzitetin e Harvardit. Para këtij studimi, shkencëtarët kanë provuar se nëse e shihni për një kohë në ndonjë objekt të caktuar, po i njejti objektdo të ju duket më i ndritshëm.

Është bërë aplikimi i njejtë edhe me fytyrat e njerëzve, ku të anketuarve iu treguan në ekran fotografi të njerëzve. U vërtetua se, sa më gjatë të shikoni një fytyrë të individit, edhe më vonë kjo fytyrë iu është dukur njëlloj tërheqëse.

Në fakt, studimet e mëparshme kanë treguar se si njerëzit e bukur, tërheqës dhe të pashëm, kanë një tendencë t’iu atribuohen cilësi që realisht nuk i posedojnë. Për shembull, një person që është i pashëm dhe i këndshëm për syrin e njeriut, ai shumë lehtë mund të kreditohet me cilësi të tilla si inteligjencë e lartë dhe aftësi të mëdha.

Shkencëtarët pohojnë se kjo është arsyeja kur i afroheni një personi tërheqës dhe mund të jepni përfundime jo gjithmonë të sakta. Me fjalë tjera, bëuni të kujdesshëm se kë po e shikoni. Mund që të ju përshtatet, por mund që edhe të bieni në dashuri tërësisht me personin e gabuar.

kosovarja.ch