-1 C
Priština
More

    Sa kohë ju nevoitet që të ngelni shtatzënë?

    spot_imgspot_img

    Askush nuk mund të ju thotë saktësisht se sa kohë ju duhet çifteve që të konceptohen – dhe si mund t’i shpejtoni gjërat së bashku.

    Sa kohë nevoitet deri në konceptim

    Shumica e çifteve mund të konceptohen brenda tre muajve. Afati kohor mund të jetë më i gjatë nëse jeni më të moshuar me moshë, keni zakone të pazakonshme të infertilitetit (si pirja e duhanit) ose keni ndonjë gjendje shëndetësore që mund të dëmtojë infertilitetin.

    Për të gjitha çiftet që përpiqen për konceptim:

    • 30% e femrave ngelin shtatzënë në kuadër të ciklit të parë (rreth një muaji)
    • 59% e femrave ngelin shtatzënë brenda tre cikleve (rreth tre muaj)
    • 80% e femrave ngelin shtatzënë brenda gjashtë cikleve (rreth gjashtë muaj)
    • 85% e femrave ngelin shtatzënë brenda 12 cikleve (rreth 1 vit)
    • 91% e femrave ngelin shtatzënë brenda 36 cikleve (rreth tre vjet)
    • 93%  deri 95% e femrave ngelin shtatzënë brenda 48 cikleve (rreth katër vite)

    Nëse ju provoni për një vit, pa sukses, është mirë të kërkoni ndihmë nga një specialist i fertilitetit. Është mirë të drejtoheni mënjëherë në mjek që mos të humbisni kohë pasi mosha luan rol shumë të rëndësishëm.

    Nëse jeni 35 vjeç ose më të vjetër, koha është më e çmuar dhe nëse nuk ngelni shtatzënë brenda gjashtë muajve mënjëherë kërkoni ndihmë nga mjeku.

    Rreth 80 deri 90% e çifteve mund të konceptohen në mënyrë natyrale. 10% janë të diagnositkuar me infertilitet. Një diagnozë e infertilitetit thjeshtë nënkupton përpjekje pa sukses për një vit tek femrat nën moshën 35 vjeçare ose gjashtë muaj përpjekje pa sukses tek femrat e moshës më të vjetër se 35 vjeçare. Pasi të diagnostikohen këto çifte me infertilitet me anë të ndihmës mjekësore, zakonisht arrijnë të pllenohen. Ndërsa pjesa e mbetur përfundojnë duke marrë parasysh opsionet tjera, si donacion i spermës, zëvendësim ose adoptim.

    Si ndikon mosha në normën e shtatzënisë

    Sa më të moshuar të jeni, aq më shumë kohë ju merr që të ngelni shtatzënë. Kjo është kryesisht për shkak të zvogëlimit të numrit të vezëve që kanë tendencë me cilësi të ulët me kalimin e moshës. Kjo nënkupton se më pak prej tyre janë në gjendje të bashkohen me spermën dhe të zhvillohet në një foshnje të shëndetshme. Është interesant fakti se norma e fertilitetit tek meshkujt nuk fillon të zbresë deri rreth moshës 50 vjeçare.

    Pas një viti përpjekje, rreth 86% e femrave pjellore dhe të shëndetshme, mund të ngelin shtatzënë në të njëzetat e tyre. Shkalla bie rreth 63% tek femrat në të tridhjetat e hershme dhe 36% në mesin e femrave pjellore në të dyzetat e hershme të tyre. Nga mosha 45 vjeçare e më lart, pothuajse 0% e grave janë në gjendje të ngelin shtatzënë në mënyrë të natyrshme.

    A mund të mbetem shpejtë shtatzënë?

    Për fat të mirë, përgjigja është po. Këtu janë disa hapa që mund të ndërmerrni për të shpejtuar gjërat së bashku.

    Së pari, mësoni se kur e keni kohën e ovuluimit. Ju mund të ngelni shtatzënë vetëm brenda periudhës ovulative (lirimi i vezës nga vezorja juaj). Ekzistojnë disa metoda të ndryshme që ju mund të përpiqeni që të kuptoni se kur e keni ovulacionin.

    Më pas, bëni seks gjatë ovulacionit. Studimet tregojnë se çiftet që panifikojnë seks gjatë ovulacionit mund të ngelin shpejtë shtatzënë. Koha më e mirë për të bërë seks është dy deri tri ditë para ovulacionit përmes ditës që ovuluoni.

    Në një studim, normat e shtatzënisë së çifteve të cilët kanë krijuar orar dhe menaxhim mes raportit seksual dhe ovulacionit, kanë qenë shumë më të alrta në krahasim me të tjerët:

    • 38% ishin shtatzënë pas një cikli (deri 30%)
    • 68% ishin shtatzënë pas tre cikleve (deri 59%)
    • 81% ishin shtatzënë pas gjashtë cikleve (deri 80%)
    • 92% ishin shtatzënë pas 12 cikleve (deri 91%)

    Ndërkohë, përgatitni trupin tuaj për shtatzëni. Shëndeti juaj i përgjithshëm dhe riprodhues janë dy faktorë të rëndësishëm në pjellori, në mënyrë që të planifikojnë kontrolle mjekësore. Hiqni dorë nga pirja e duhanit, medikamentet e paligjshme, konsumi i tepërt i alkoholit, si dhe sasia e lartë e kafeinës. Mësoni se cilat ushqyes kanë nevojë për shtatzëni dhe përmbahuni në ushqimet e duhura. Gjithashtu kontrolloni se si mbipesha apo nënpesha mund të dëmtojë shanset tuaja për konceptim./kosovarja.ch/

     

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...