Shtatëzania është një ndryshim madhor që i ndodhë trupit të gruas. Ndonëse mendohet se ai kthehet në gjendje paraprake për 6 javë, trupit i duhet më shumë se kaq.
Organet në trupin e femrës lëvizin, krijohet rreth një litër e gjysmë më shumë gjak, ndërkaq se cila nënë përjeton ndryshime të mëdha hormonale.
Një hulumtim më i ri britanik ka zbuluar që gjashtë javë këndelljeje është fantazi e pastër dhe se trupit të femrës i nevojitet një vit i plotë që të këndellet nga shtatzënia dhe lindja.
Nuk është fjala vetëm për këndellje fizike, por edhe për këndellje mendore. Shumica e nënave gjenden nën presionin e madh që sa më parë të kthejnë formën, të punojnë njësoj sikur para shtatzënisë, apo që sa më parë të kthehen në vendin e punës.
Udhëheqësja e hulumtimit dr. Julie Ëray nga Universiteti Salford konsideron që femrat do të duhej të qëndronin në maternitet sa më gjatë në mënyrë që të pushonin sadopak. Ky sugjerim niset nga fakti se në Britaninë e Madhe disa spitale i lënë nënat të dalin nga materniteti gjashtë orë pas lindjes.