-2.1 C
Priština
More

    Sa kohë duhet për të funksionuar një vaksinë e Coronavirusit

    spot_imgspot_img

    Pas një viti të trazuar dhe të paparashikueshëm, vaksina e Coronavirusit më në fund ka mbërritur dhe vaksinimi në të gjithë BE-në duhet të fillojë në fund të dhjetorit.

    Edhe kur merrni vaksinën, do të duhet kohë që trupi juaj të ndërtojë një përgjigje imune që do t’ju mbrojë, kështu që mjekët i nxisin njerëzit t’u përmbahen në masave parandaluese edhe pas vaksinimit.

    Pra, duhet të jeni të mbrojtur plotësisht nga coronavirusi në afat prej rreth një muaji.

    “Sapo të merrni vaksinën, zakonisht ka një vonesë midis marrjes së vaksinës dhe mbrojtjes nga virusi. Kjo është koha që i duhet sistemit tuaj imunitar për t’iu përgjigjur antigjenit të ri dhe për të zhvilluar kujtesën”, tha Inyema Ogbuagu, mjek i sëmundjeve infektive në Yale Medicine, për The Guardian.

    Kjo do të thotë që qindra e mijëra njerëz që vaksinohen mund të jenë të pambrojtur”, ka thënë Ogbuagu.

    Për më tepër, nëse anashkaloni një dozë të vetme të vaksinës, nuk do të mbroheni plotësisht dhe mund të infektoheni. Përveç kësaj, faktorë të ndryshëm ndikojnë në atë se sa shpejt sistemi imunitar i një personi i përgjigjet vaksinës.

    Otto Yang, profesor i mjekësisë në departamentin e sëmundjeve infektive dhe mikrobiologjisë, imunologjisë dhe gjenetikës molekulare, tregon se mosha është një nga ata faktorë. Kushtet shëndetësore që kërcënojnë sistemin imunitar, të tilla si HIV, gjithashtu mund të ndikojnë në atë se sa shpejt dhe në mënyrë efektive trupi i një personi ndërton imunitetin pas vaksinimit.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...