-3.2 C
Priština
More

    Sa i shëndetshëm është qumështi i bajames?

    spot_imgspot_img

    Qumështi i bajames është bërë lloji më i popullarizuar i qumështit bimor. Mirëpo, mbase pyesni sa është vërtet i shëndetshëm.

    Prania e proteinave dhe e karbohidrateve në qumështin e bajames së pa ëmbëlsuar është mjaft e ulët (në një filxhan), kështu që makronutrienti kryesor që merrni është yndyra e shëndetshme.

    Sidoqoftë, mund të ndryshojë varësisht sa bajame përmban një qumësht i veçantë.

    Variantet më të thjeshta jo të ëmbëlsuara përmbajnë vetëm dy përbërës: ujë dhe bajame.

    Përmbajtja e vitaminave dhe mineraleve mund të ndryshojë ndjeshëm nëse shtohen më shumë përbërës.

    Disa prodhues e pasurojnë qumështin e bajames me kalcium për ta bërë më të mirë se qumështi i lopës. Mund të përmbajë edhe vitamina D dhe B12.

    Në disa raste, ata gjithashtu vendosin pluhur proteinash të përftuara nga bizele të verdha. Mbetet të diskutohet nëse produkte të tilla ende kualifikohen si qumësht bajameje, shkruan revista “Health”.

    Shumë prodhues shtojnë sheqer

    Sasia e sheqerit dhe e aromave të tilla si çokollata dhe vanilja ndryshojnë për shkak të prodhuesve të ndryshëm.

    Një filxhan mund të ketë madje 12 gramë sheqer të shtuar e cila është gjysma e lejimit të rekomanduar ditor të sheqerit për gratë, sipas udhëzimeve të Shoqatës Amerikane të Zemrës.

    Ndonjëherë xhelatina dhe vaji i lulediellit gjenden në qumështin e bajames. Konsumatorët në përgjithësi nuk mendojnë më tej për përbërësit. Për këtë arsye, leximi i gjithçkaje që është shkruar në paketim është shumë e rëndësishme.

    Ju ndoshta do të duhet të provoni disa lloje të qumështit të bajames derisa të gjeni atë që ju përshtatet më së miri. Duhet kërkuar prodhuesit që përdorin përbërës të thjeshtë dhe të njohur.

    Edhe opsionet që përmbajnë një koncentrat më të ulët bajamesh mund të ofrojnë disa përfitime, të tilla si ndihma për të zvogëluar përdorimin e qumështit të kafshëve.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...