0.5 C
Priština
More

    Sa gjatë mund të qëndrojë mielli?

    spot_imgspot_img

    Kohët sfiduese dhe të pasigurta kanë detyruar shumicën e njerëzve t’i sigurojnë vetes disa ushqime, veçanërisht miellin.

    Prandaj, nuk është keq të dimë se sa mund të zgjasë mielli, dhe si duket kur prishet.

    Megjithëse mielli është një ushqim i trajtuar me nxehtësi dhe në vetvete përmban një sasi të vogël lagështie, ai gjithashtu duhet të trajtohet siç duhet.

    Zakonisht është mirë mielli përdoret 6 – 8 muaj pas datës së prodhimit, ndërsa mielli i plotë përdoret 4 – 6 muaj pas kësaj date.

    Për të zgjatur afatin e përdorimit miellit, mund ta ruani në frigorifer apo edhe në frigorifer me ngrirje të thellë.

    Duke e ruajtur miellin në frigorifer, mund t’ia zgjatni përdorimin deri në një vit, ndërsa në frigorifer me ngrirje të thellë deri në dy ose tre vjet.

    Rolin kyç e luan edhe lloji i miellit, pra më shumë zgjat zakonisht mielli i bardhë, ndërsa ai integral ka afat përdorimi më të shkurtër.

    Si duket mielli i prishur?

    Një nga treguesit më të mirë se mielli është prishur është aroma. Nëse vëreni se mielli ka marrë një erë – kryesisht të thartë, ndoshta është një shenjë se duhet t’i thoni lamtumirë, edhe nëse afati tregon ndryshe. Vlen edhe e kundërta, nëse afati ka skaduar dhe mielli ende nuk ka erë – mund të vazhdoni ta përdorni për një kohë të shkurtër.

    Shenjë se mielli është prishur mund të jetë edhe kur ndryshon ngjyrën ose shfaqet myku ose tenjat.

    Lagështia ose temperaturat e larta zakonisht çojnë në shfaqjen e tenjave. Megjithatë, edhe nëse e ruani miellin në një vend të errët në qilar, nuk e keni mbaruar punën. Mundësia më e mirë për ta mbrojtur nga insektet dhe myku nuk është ta ruani në qese letre, por ta ruani miellin në një kavanoz të mbyllur ose në frigorifer.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...