Këngëtarja kosovare, Ryva Kajtazi, sot ka dhënë lajmin e gëzueshëm. Ajo është bërë nënë për herë të dytë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur një ditë pas lindjes. Ndërsa zbulohet se foshnja është djalë.
“Me datë 01.06.20, ne u bekuam me ardhjen tënde” ka shkruar këngëtarja në fotografinë në të cilën shihet pak nga bebeja të cilën e mban në krah.
Pas këtij postimi, të shumta kanë qenë urimet për lindjen e djalit, nga kolegë, miq e familjarë.
Ende nuk dihet emri të cilin çifti e kanë vendosur për të posalindurin.
Dorela, quhet vajza 3 vjeçe e Ryvës.